Gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, një nga problemet më të zakonshme shëndetësore janë infeksionet e bajameve dhe të fytit, të cilat prekin kryesisht fëmijët, por gjithashtu nuk përjashtojnë as të rriturit.
Këto infeksione shpesh shkaktohen nga bakteret që ndodhen në ushqime, ajër të ndotur apo ekspozim ndaj të ftohtit.
Bakteret më të zakonshme që shkaktojnë infeksionet e bajameve janë streptokoku, stafilokoku, myku dhe disa lloje të virozave. Simptomat e zakonshme përfshijnë dhimbje në fyt, vështirësi në gëlltitje, ethe, fryrje të gjendrave limfatike dhe skuqje të bajameve, shpesh me njolla të bardha. Të rriturit dhe fëmijët mund të përjetojnë gjithashtu dhimbje veshit dhe erë të keqe të gojës.
Një ndër trajtimet më të njohura për këto infeksione janë metodat tradicionale, që ndihmojnë në pastrimin dhe shërimin e bajameve. Një prej tyre është përdorimi i sodës së bukës.
Gargarat me sodë buke janë efektive për largimin e infeksioneve dhe qelbëzimit nga bajamet. Për të bërë gargarë, mjafton të përzieni 125 ml ujë të vakët me një lugë çaji sodë buke dhe ta përdorni këtë tretësirë për një herë në ditë.
Një tjetër trajtim natyral është përdorimi i mjaltit me hudhër. Për këtë, përzieni një lugë gjelle me mjaltë dhe 4 thelbinj hudhër të shtypur fort në 250 ml ujë. Ky lëng duhet pirë 3-4 herë në ditë për disa ditë me radhë për të luftuar infeksionet dhe për të zbutur enjtjen e bajameve.
Po ashtu, një metodë tjetër e njohur është përdorimi i borzilokut dhe limonit. Zieni disa gjethe borziloku dhe përziejini me lëng limoni, mjaltë dhe pak piper të zi. Ky çaj duhet pirë 2-3 herë në ditë dhe ndihmon në eliminimin e infeksioneve dhe përmirësimin e shëndetit të bajameve.
Një tjetër është përdorimi i kripës dhe piperit të zi. Kjo përzierje ka efekte disinfektuese dhe ndihmon në pastrimin e bajameve. Hidhni ujë, limon, piper dhe kripë në një tenxhere dhe lëreni të zieje për disa minuta. Ky çaj duhet pirë 3-4 herë në ditë deri sa të shërohen bajamet.
Në fund, çaji me xhinxher, mjaltë dhe limon është gjithashtu një alternativë e shkëlqyer për luftimin e infeksioneve të fytit dhe bajameve. Ky çaj ndihmon në eliminimin e bakterieve dhe në forcimin e sistemit imunitar.
Përdorimi i këtyre trajtimeve natyrale mund të ndihmojë në shërimin e shpejtë dhe efektiv të infeksioneve të bajameve, duke reduktuar simptomat dhe përshpejtuar procesin e rikuperimit./TAR