Karriera e saj si deputete në Shqipëri nuk zgjati shumë, por Rudina Seseri po zhvillon një karrierë të suksesshme në fushën e biznesit dhe Teknologjisë së Informacionit.
Ajo themeloi kompaninë Glasswing Ventures në vitin 2016, një kompani e cila po ndihmon në ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të inteligjencës artificiale. Kompania e saj me vendndodhje në Boston, në vitin 2018 lançoi fondin prej 112 milion dollarësh dhe investoi në 19 biznese.
Forbes shkruan se, me sipërmarrjen e saj Glasswing Ventures, po ndihmon startup-et e reja të ndërtojnë gjeneratën e re të kompanive të inteligjencës artificiale (AI). Jo vetëm financim. Seseri u jep një drejtim dhe një strategji për rritjen, ndërtimin e bordeve drejtuese dhe skuadrave të ekzekutimit dhe krijimin e partneriteteve strategjike.
“Gjatë gjithë karrierës sime unë kamë qenë e lidhur me teknologjinë. Qoftë kur kam punuar në Microsoft, apo kur meresha më parë me investimet bankare në Creddit Suisee. Gjithmonë kam qenë e tërhequr nga teknologjia dhe natyra e saj e shpejtë. Ajo që më bëri pjesë në fushën e investimeve ishte mundësia për të qenë pjesë e udhëtimit të një startup-i, ku një grup djemsh apo vajzash dhe një copë letër me ide hedhin hapat e parë për krijimin e një kompanie premtuese,” tha Seseri.
Ajo u bë pjesë e listës të ‘Entrepreneur’ në mesin e 100 grave sipërmarrëse më të fuqishme në botë.
Kur u pyet nga Forbes se cila do të këshilla e saj për gratë që duan të fillojnë biznesin e tyre, Seseri tha: “Secili prej nesh duhet të gjej dhe të ndjek pasionin e tij, rendni pas ëndrrave dhe ndryshoni botën. AI po bëhet gjithnjë e më shumë një faktor nxitës në ekzekutimin e detyrave të zakonshme, dhe në këtë mënyrë do të na mundësojë të ndjekim produktivitetin më të lartë dhe përpjekje më kreative.”