Një notare e njohur si “Sirena Merle” bëri një notim rekord prej 48 kilometrash në Florida të ShBA-së.
Merle Liivand, e cila fitoi pseudonimet “Sirena Merle” dhe “Eco Sirenë” për angazhimin e saj për të promovuar ruajtjen e oqeanit, notoi 348 kilometra në gjirin Biscayne të Miamit, teksa kishte veshur një pendë monofine, një pendë noti që i ngjan bishtit të një sirene.
Liivand tha se ajo mblodhi rreth nëntë kilogramë plehra nga gjiri gjatë notit të saj 14-orësh. Gjithsej 15 kologramë plehra u mblodhën nga Liivand dhe ekipi i saj mbështetës.
Notarja theu Rekordin Botëror të Guinnessit për notin më të largët me një monofin, të cilën e vendosi më parë në 42 kilometra më 2022./Katror.info