Edhe pse shtëpia e Hobbit-it është vetëm një produkt i imagjinatës së pasur të autorit J.R.R. Tolkien, skena e filmit Hobbiton sjellë jetën e Fellowship of the Ring te turistët në realitet.
Për adhuruesit e Lord of the Rings, peisazhet e gjera të Zelandës së Re janë të lidhura pazgjidhshmërisht me Tokën e Mesme imagjinare nga trilogjia e famshme. Ish ferma tani është seti i filmit Hobbiton, i cili i lejon turistët të jetojnë si hobitë për të paktën një ditë.
Ish ferma e deleve në jugperëndim të qytetit të Matamata në rajonin Waikato që u bë një nga vendet më të njohura në botë pas vizitës së regjisorit Peter Jackson në 1998. Regjisori zgjodhi atë vend për të filmuar trilogjinë e famshme Lord of the Rings. Set i dikurshëm filmik është sot një atraksion turistik jashtëzakonisht i njohur.
Kompleksi Hobbiton përbëhet kryesisht nga hapësira të ndërtuara në kodra me peisazh, dhe deri vonë nuk ishte në dispozicion të turistëve. Tani dy shtëpi hobbit të pajisura plotësisht janë të hapura për publikun. Hapësira e brendshme dhe e jashtme janë rikrijuar me mjeshtëri nga ilustruesit dhe dizajnerët e aftë që kanë punuar në filma, duke evokuar frymën komode dhe mikpritëse të shtëpisë së një hobbit.
Çdo shtëpi (vrimë) ka një labirint dhomash plotësisht tematike. Ka një korridor hyrje, dhoma gjumi, banjo, kuzhinë, dhomë ngrënie, qilar dhe sallon. Niveli i detajeve autentike është ekzekutuar në përsosmëri. Aq sa të ftuarit duhet të përkulen vazhdimisht, duke pasur parasysh gjatësinë e hobitit, në mënyrë që gjithçka të jetë sa më autentike.
Një turne në setin e filmit Hobbiton kushton rreth 70 euro për të rritur dhe rreth 50 euro për fëmijë dhe të rinj deri në 17 vjeç./Katror.info