katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    TikTok rikthehet në Shqipëri
    2 hours ago
    Shqipëria përgatit kapitujt 4 dhe 5 me BE-në
    2 hours ago
    Deputetët mblidhen sot për përpjekjen e 29-të të konstituimit të Kuvendit
    2 hours ago
    Rënie e lehtë e temperaturave këtë javë
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kina dërgon gjak me dron – teknologjia në shërbim të jetës
    1 hour ago
    Cilat do të jenë masat e para që BE-ja do t’ia heqë Kosovës?
    2 hours ago
    Ermonela Jaho sjell magjinë e operës në zemër të Prishtinës
    2 hours ago
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sllovakia rekord botëror në prodhimin e automjeteve për kokë banori
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Sllovakia rekord botëror në prodhimin e automjeteve për kokë banori

Last updated: 05/02/2023 2:27 AM
279 Shikime
Shpërndaje
Foto: Volkswagen Slovakia

Në asnjë vend tjetër të botës nuk prodhohen kaq shumë automjete për kokë banori. Por përdorimit të motorëve me karburant po i vjen fundi, gjë që vë në rrezik vendet e punës. Si po e menaxhon Sllovakia këtë ndryshim?

Numri i tyre është duke u rritur gjithnjë e më shumë, numri i targave ngjyrë gurë kali, që jepet për makinat elektrike. Makina elektrike nuk kanë të gjithë në kryeqytetin sllovak Bratislavë, megjithatë ato shihen gjithnjë e më shpesh në rrugë. Për çdo makinë të re krejt elektrike, qeveria jep 8 mijë euro, dhe krijimi i infrastrukturës për mbushjen e makinës ndihmohet me investime disa milionëshe. Megjithatë Sllovakia është ende në fillimet e kalimit tek makinat e elektrike dhe kjo vlen të thuhet edhe për industrinë e makinave në vend.

Targa ngjyrë gur kali për makinat elektrike, që ende ndeshen rrallë në rrugët e Sllovakisë/DW

Në vitin 2021, në Sllovaki u prodhuan rreth një milionë makina të reja, një shifër rekord në të gjithë botën, matur me numrin e popullsisë prej 5,4 milionë banorësh. Industria e makinave prodhon 13 përqind të prodhimit të brendshëm bruto në vend, pra tri herë më shumë se në Gjermaninë e njohur si “vend i makinave”. Makinat e prodhuara janë kryesisht për tregun e brendshëm europian: Makinat përbëjnë 33 përqind të eksporteve sllovake të mallrave. Industria e makinave është motori i ekonomisë sllovake, dhe ky motor është vënë deri tani në lëvizje nga karburante me bazë fosile, të cilat janë të dëmshme për mjedisin.

Foto: Investime të mëdha për elektromobilitetin në Sllovaki/DW

Mundesh me e lexu edhe…

Kosova luan miqësore me Komoret në Fadil Vokrri

Makinat elektrike janë duke ardhur- por a e kanë marrë edhe ekonominë me vete?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas vitit 2035, në Bashkimi Europian do të lejohen vetëm makinat e reja që nuk çlirojnë dioksid karboni. Deri sa të vijë ajo ditë, prodhuesit që duan të vazhdojnë të shesin makina në BE, duhet të ndryshojnë prodhimin, që do të thotë se duhet të prodhojnë makina me bateri elektrike.

Makina e parë krejt elektrike në Sllovaki, që kaloi në prodhim seri në vitin 2013, ishte makina e vogël e-up! e prodhuar nga Volkswageni. Një zëdhënëse e uzinës në Bratislavë i tha Deutsche Welles se në vitin 2021 janë shitur 41500 makina, nga gjithsej gati 309 000 makina të prodhuara. Të dhënat për 2022 nuk janë bërë të ditura. “Përveç kësaj ne kaluam vitin e kaluar në hibridizimin e paleteve të modelit SUV”, shkruan zëdhënësja, që le të kuptohet se gjithë modelet e tjera janë prodhuar me motorë që djegin karburante.

Motorët elektrikë janë më të thjeshtë për t’u prodhuar se motorët e tjerë. Atyre u duhen më pak elementë, më pak procese pune dhe më pak personel. Prandaj në Sllovaki është duke u afruar një rrezik ekonomik: “Në rastin më të keq, prodhimi i brendshëm bruto do të jetë dhjetë përqind më i ulët se në rastin më të mirë,” thuhet në një studim të bërë në vitin 2020 nga instituti Globsec, në të cilin analizohet transformimi i sektorit të prodhimit të makinave në këtë vend të Europës Qendrore, deri në vitin 2040. Rasti më i mirë do të sillte tetë mijë vende të reja pune, e rëndësishme është që në këtë vend të prodhohen edhe komponentët bazë të makinave siç janë bateritë për makinat elektrike.

“Çdo vend ose çdo fabrikë do ishte e gëzuar të prodhonte makinat më moderne të flotës,” thotë Radovan Durana nga Instituti i Studimeve Ekonomike dhe Sociale në Bratislavë. “Por, nëse për shembull Volkswagen vendos që t’i prodhojë makinat elektrike në Gjermani, atëherë ne në Sllovaki nuk kemi çfarë të bëjmë”. Kështu, modelet elektrike të Volkswagenit, ID.3 dhe ID.4 prodhohen në Zvickau të Saksonisë dhe për modelin e-up! bateritë prodhohen në Braunshvajg ndërsa motorët prodhohen në Kasel.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Koncerni gjerman Volkswagen prodhon prej vitesh në Sllovaki/DW

Në konkurencën e lokacioneve intra- europiane, Durana mendon se nuk ia vlen t’i joshësh investitorët me favorizime të mëdha: “Ata do vijnë sidoqë të jetë, nëse janë të mendimit se ia vlen ekonomikisht që të përqëndrosh aktivitetin në këtë rajon.” Në bisedë me Deutsche Wellen, Durana thotë se ekziston rreziku që perspektiva të shihet ngushtë lidhur vetëm me Sllovakinë. Këtu bëhet fjalë për një rajon të tërë që përfshin edhe Çekinë, Hungarinë dhe pjesë të Polonisë. Këtu kanë vendin edhe shumë furnizues dhe këtu gjendet edhe fuqia punëtore e kualifikuar.

Shpresa të mëdha zgjoi në verë një njoftim i Volvos: Prodhuesi suedez i makinave kërkon të ngrejë në lindje të Sllovakisë një uzinë speciale për makinat elektrike, duke marrë kështu në dorë 1,2 miliardë euro, 20 përqind e të cilave vijnë nga subvencionet publike. Mbas vitit 2026 do prodhohen këtu 250 mijë makina në vit. Uzina e Volvos mund të kontribuojë në sheshimin e diferencave ekonomike midis perëndimit dhe lindjes më pak të industrializuar të vendit.

Një shpresëdhënës me një sallë të madhe dhe vizione edhe më të mëdha

Një shpresëdhënës tjetër do duhet ta tregojë veten fillimisht në treg: Firma start-up nga Sllovakia, InoBat, do të prodhojë bateri për kërkesa speciale, si për autobusë, makina sportive, avionë. Kush do që të shkojë tek fabrika e ardhshme, i duhen koordinatat e sallës që ndodhet në një zonë industriale të Voderady-t, një orë larg me makinë në verilindje të Bratislavës, por fabrika nuk është përfshirë ende në asnjë hartë. Në pjesën e brendshme të një salle të madhe fabrike, një rrugë ndan dy sektorët për dy polet e kundërta të baterive: majtas do të prodhohet anoda për çdo bateri, djathtas, katoda. Punëtorët janë duke derdhur një shtresë speciale mbi gurët e dyshemesë, për të penguar ngarkesat elektrostatike. Më vonë këtu do të punohet në kushte steriliteti, por para se të ndodhë kjo duhet të vijnë makinat e prodhimit nga Kina.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Themeluesi i firmës dhe drejtori ekzekutiv, Marian Bocek është ulur në një tavolinë me kafe dhe biskota, rreth tij janë mbledhur punonjësit drejtues. “Për mua bateritë janë siç ka qenë internet në vitet 90-të,” thotë Bocek. “Ato janë pionerë të vërtetë, pa to nuk funksionon tranzicioni i energjisë. Bateritë janë baza e ndryshimit industrial.”

E ardhmja e Danube Tech Valley, sikurse shprehet analisti Radovan Durana, sipas tij: InoBat duhet ta tregojë veten një herë se mbështetet në ekonomi solide dhe se mund të zgjerohet.

E ardhmja e “Danube Tech Valley”, sikurse shprehet analisti Radovan Durana, sipas tij: InoBat duhet ta tregojë veten një herë “se mbështetet në ekonomi solide dhe se mund të zgjerohet.

E ardhmja e “Danube Tech Valley”, sikurse shprehet analisti Radovan Durana, sipas tij: InoBat duhet ta tregojë veten një herë “se mbështetet në ekonomi solide dhe se mund të zgjerohet/DW

InoBat do që të ofrojë në Voderady të gjitha proceset në një hapësirë sa më të vogël: Direkt krah sallës së prodhimit është ngritur një laborator provash, ku inxhinierët do të merren me studimin e përbërjes optimale të baterive për sektorët e ndryshëm të përdorimit. Planet përfshijnë po ashtu krijimin e një impianti riciklimi, që mbas tremujorit të dytë të vitit 2024, do të shpërbëjë në pjesë të vlefshme përbërëse, bateritë e prodhuara me gabime dhe prototipet. Ky është vendi i vetëm në Europë, ku gjithçka ndodhet në një rreze prej 200 metrash, thotë Bocek.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bateritë e para do të prodhohen në tremujorin e dytë të 2023, por Bocek mendon për më shumë se 500 milionë eurot, që InoBat, siç thotë vetë ka ende në librat e porosive: Direkt pranë Voderady-t do të krijohet një fabrikë shumë e madhe, në Europën Lindore dhe Qendrore janë duke u zhvilluar bisedimet për fabrika të tjera, dhe në SHBA do të ngrihet po ashtu një fabrikë, që do të ndihmohet nga programi gjigand i subvencioneve ekonomike të planifikuar nga qeveria e Bidenit.

E ardhmja e “Danube Tech Valley”

Bocek, i lindur në Sllovaki ka qenë për një kohë të gjatë bankier investimesh në SHBA, dhe megjithëse ka kohë që ai mendon për më shumë se sa për vendin e vogël të lindjes, ai mendon se është logjik vendimi që ta hedhë këtu hapin e parë: “Kjo është si Shenzhen-i i Europës, me shumë prodhues makinash në një hapësirë të vogël.”

Dhjetë minuta larg Voderady-t, ndodhet Jaguar/Landrover dhe Stellantis, nëntë prodhues makinash ndodhen në një rreze prej 250 miljesh. Bocek flet për këtë rajon të Danubit, duke e quajtur edhe “Danube Tech Valley”.

A është duke ecur Sllovakia kështu drejt një të ardhmeje të ndritur falë elektromobilitetit? Analisti Radovan Durana kujton se InoBat duhet ta tregojë veten një herë “se mbështetet në ekonomi solide dhe se mund të zgjerohet. Ne do të shohim, a do të kenë sukses apo jo.” Dhe pavarësisht nga kjo, Sllovakia duhet të shohë nëse në të ardhmen do të mbështetet ekonomikisht kaq shumë në industrinë e makinave./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Danube Tech ValleyLifestyleSllovakitop1vetura

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ndryshimet e mëdha të kamerës së Galaxy S23 Ultra
Artikulli i ardhshëm Rrëzon murin e shtëpisë, zbulon qytetin nëntokësor 
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Google prezanton një opsion të ri për kërkim me AI

7 Shikime
Life Style

Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen

11 Shikime
Life Style

Si të ndihesh më pozitiv – pa u shtirur

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?