Kushdo që parapëlqen që smoothie-t me i pasë t’pasun me proteina natyrale e din se sa vështirë asht me i kombinu pemët n’raste t’caktume por edhe përbërësit për me e fitu ushqyeshmërinë e smoothie-t qysh e don. Andaj, ne kemi vendos me nda me ty recetën t’smoothie-t ma t’shijshëm e ma t’ambël proteinik.
Smoothie proteinik me kakao dhe qershi asht nji alternativë e shnetshme dhe efektive për me marrë ma shumë proteina n’mënyrë natyrale, pa pasë nevojë me përdorë pluhun proteinik artificial. E këtë kombinim mundesh me ja ba gati sikurse vehtës, ashtu edhe fëmijëve për shkollë pa u tutë që nuk po e pijnë, sepse, kremoziteti dhe ambëlsia e këtij smoothie-t nime t’len pa fjalë.
PËRBËRËSIT (1 servim):
1 banane
30 gr badema
50 gr qershia
1 grusht spinaq
1 lugë gjelle kakao
1/2 gotë qumësht
PËRGATITJA:

Shto përbërësit n’blender. Bluje masën deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe smoothie t’mos ketë copa t’mëdhaja mrenda.
REZULTATI:

Servoje smoothie-n n’gotë e sipër dekoro me nji qershi po deshe. Ti poashtu mundesh me e vendosë smoothie-n n’shishe t’xhamit e me e rujtë n’frigorifer. Ky smoothie qëndron i freksët për 2 ditë. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Mundesh me marrë n’punë me vehte, me ua dhanë fëmijëve për n’shkollë, apo me e komsumu para ushtrimeve, njilloj sikurse që mundesh me e përgatitë smoothie-n proteinik me ananas, apo smoothie-n me lulelakër dhe gjalpë kikiriku. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria