Snoop Doggu e ka dhënë mendimin e tij lidhur me inteligjencën artificiale dhe aftësinë e saj që t’i imitojë zërat e këngëtarëve të famshëm.
Së fundmi, versionet e IA-së të shumë këngëve që përdorin zërat e reperëve dhe këngëtarëve të mirënjohur kanë bërë bujë nëpër internet, duke tingëlluar frikshëm sikur të ishin kënduar njëmend nga ata.

Ai e ka ndarë në Instagram një video ku është përdorur zëri i Michael Jacksonit për ta kënduar këngën e famshme të viteve 1990-ta, “Down 4 My N’s” nga reperi C-Murder.
“Uau, kjo gjë po na del duarsh”, ka shkruar Snoop Dogg bashkë me videon e publikuar. /Katror.info