Modelja amerikane, Sofia Richie, është martuar me biznesmenin Elliot Grainger në Francë.
Richie u dërgua në altar nga babai i saj, këngëtari Lionel Richie. Ajo që mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare më së shumti ishte dukja e modeles.
Ajo e pati të veshur një vello të punuar nga Chanel, që e bënte 24-vjeçaren të dukej e mrekullueshme.
Para se të dilte në altar, Sofia në një intervistë për Vogue u shpreh se është e bindur Elliot do ta pëlqejë shumë fustanin e saj.
“Unë sinqerisht mendoj se Elliot do ta pëlqejë atë. Ai është adhuruesi im më i madh kur bëhet fjalë për çdo gjë që vesh. Nëse ai nuk qan, do të jem shumë i trishtuar”, ka thënë Richie, shkruan HollywoodLife. /Katror.info