Për juve që dëshironi mbrëmjen e sotme ta kaloni te “Tregu i fundvitit” shoqërua me muzikë, do të pëerformojnë Vlashent Sata dhe Dj Cabo.
Orari i këngëtarëve që kanë performuar ose do të performojnë nga data 25 deri më 31 dhjetor është publikuar nga Komuna e Prishtinës.
Andaj ju mund ta shikoni orarin më poshtë dhe të shijoni atmosferën e fundvitit me këngëtarin/en e preferuar.
“Net të bukura festive me shumë artistë të dëshmuar dhe talentuar do të fillojnë me performanca në skenën e tregut të fundvitit ‘Verë n’dimër’”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Zyrtarë të Komunës patën njoftuar se aktivitetet në këtë ambient do të zgjasin deri më 7 janar./Katror.info