Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sonte me Andorrën në “Arenën Kombëtare”, në kuadër të xhiros së dytë të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje pas disfatës 2-0 ndaj Anglisë në “Wembley”, ndërsa synojnë një fitore për të rikthyer moralin dhe për të marrë pikët e para në grup.
Lojtarët shqiptarë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore të dielën, dhe sipas raportimeve nga mediet vendase, të gjithë janë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për këtë duel.
Në konferencën për shtyp, trajneri brazilian theksoi rëndësinë e takimit, duke deklaruar se skuadra nuk guxon të bëjë gabime ndaj Andorrës.
Përballja Shqipëri-Andorrë pritet të nisë në orën 20:45 dhe do të zhvillohet para tifozëve kuqezi në Tiranë./Katror.info