Tetë miliardë njerëz jetojnë në planetin Tokë – një moment historik i madh i parashikuar zyrtarisht ditë më parë.
Popullsia njerëzore mund të arrijë në 8.5 miliardë deri në vitin 2030, 9.7 miliardë deri në vitin 2050 dhe të arrijë kulmin në rreth 10.4 miliardë gjatë viteve 2080 dhe të mbetet në atë nivel deri në vitin 2100, vlerësoi ditë më parë OKB.
Sot, sipas vlerësimeve të OKB-së, BOTA fitoi tetë miliardë njerëz dhe një foshnjë e lindur në Manila u bë simbol i kësaj shifre.
Siç raportojnë mediat lokale, Vinice Mabansag, ka lindur në Dr. Jose Fabella Memorial Hospital në Tondo më 15 nëntor. Ajo u vlerësua si personi i tetë miliardë në botë.
“Sapo dëshmuam fëmijën e tetë miliardë në botë në Filipine. Pritëm lindjen e saj për rreth dy orë, mbërritëm në orën 23:00 dhe foshnja lindi në orën 1:29 të mëngjesit, një lindje normale,” tha Dr. Romeo Bituin, kryemjeku i spitalit./Katror.info