Sot, Zvicra shënon Ditën e saj Kombëtare, një ngjarje me rëndësi historike dhe simbolike për qytetarët zviceranë.
Kjo festë daton që nga viti 1291, kur tri kantone – Uri, Schwyz dhe Unterwalden – nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, e njohur si Karta Federale. Ky akt konsiderohet themeli i shtetit modern zviceran dhe i ka dhënë formë modelit të tanishëm të Konfederatës.
Pas shumë shekujsh, në vitin 1993, qytetarët zviceranë vendosën përmes një referendumi që data 1 gusht të njihet zyrtarisht si festa kombëtare e vendit. Që atëherë, kjo ditë festohet çdo vit me aktivitete kulturore, ndezje fishekzjarrësh dhe ngjarje patriotike në të gjitha kantonet./Katror.info