Sonte (e hënë, 5 dhjetor) në ora 21:00, për herë të parë në vendin tonë do të fillojë transmetimi i “Big Brother VIP Kosova”.
Moderatori Alaudin Hamiti ka publikuar në rrjete sociale një foto nga skena ku ai do të bashkëprezantojë me Jonida Vokshin.
Opinionistë do të jenë Afërdita Paqarada dhe Olti Curri. Skena duket spektakolare, gjigante dhe me shumë drita.
Tashmë gjithçka është gati dhe të gjithë mezi presin të njihen me banorët. Ai që do të dalë fitues nga Big Brother, do të marrë plot 200 mijë euro. /Katror.info