Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, dyshja shqiptare, e sidomos Xhaka, pas fitores ndaj Serbisë, ishin në qendër të vëmendjes, ndërsa sot prapë do të zbresin përsëri në fushë.
Në fakt, sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës të 1/16 të Kupës së Botës, të cilat do të përcaktohen dy çerekfinalistët e fundit.
Në orën 16:00, Maroku do të përballet ndaj Spanjës së Luis Enrique.
Dihet se në letër, Spanja është tepër e fuqishme përballë Marokut, por iberikët duhet të kenë kujdes, pasi marokenët janë tepër të rrezikshëm, sidomos kur sulmojnë me Ziyech dhe Hakimi, shkruan Shqip.com
Në mbrëmje do të jetë një ndeshje shumë speciale. Portugalia e Cristiano Ronaldos do të ndeshet ndaj Zvicrës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Zvicra vjen nga një performancë tepër e bukur ndaj Serbisë, dhe sigurisht Ronaldo me shokë duhet të bëjnë kujdes, pasi Zvicra e ka treguar veten se është një skuadër që krijon vështirësi për çdo rival./Katror.info