Franca dhe Maroko ndeshen të mërkurën në gjysmëfinale të Botërorit “Qatar 2022”.
Kjo është gjysmëfinalja e dytë, e cila do ta nxjerrë njërin prej dy finalistëve, pasi gjysmëfinalja e luajtur mbrëmë mes Argjentinës dhe Kroacisë nxori finalist kombëtaren nga Amerika Latine, e cila mposhti ballkanasit me rezultat 3-0.
Franca erdhi deri në këtë fazë pasi në çerekfinale kaloi Anglinë, kurse në 1/8 e finales Poloninë. Nga ana tjetër, Maroko në çerekfinale ka eliminuar Portugalinë, ndërsa në 1/8 e finales Spanjën.
Ndeshja fillon në ora 20:00, dhe ekipi fitues do përballet në finale me Argjentinën me 18 dhjetor.