Sot mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të 22-të të festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”.
Sipas njoftimit, ceremonia është paraparë të nis nga ora 12:00.
Kësaj radhe Hardh Fest do ta zgjeroi territorin, duke dashur që magjinë e këtij festivali ta shijojnë pothuaje të gjitha qytetet e Kosovës.
“N’Rahovec e kem’ Konakun, por sivjet krejt Kosova do ta ketë rastin të shijojë një cope magjie të festivalit me origjinal, Hardh Fest”, është njoftuar para disa muajsh.
Kjo lëvizje e radhës nga Hardh Fest do të jetë një Truck Concert në qendrat kryesore të Kosovës, me performancë LIVE nëpër qytet, që do ta promovojë festivalin që do të mbahet në Rahovec më 1, 2 dhe 3 shtator./Katror.info.