Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor, një ditë që thekson rëndësinë e humanizmit të përbashkët dhe inkurajon bashkëpunimin midis individëve, komuniteteve dhe kombeve për të adresuar sfidat më të rëndësishme globale.
Ajo përçon besimin se veprimet kolektive mund të sjellin ndryshime pozitive në botë.
E festuar çdo vit më 20 dhjetor, kjo ditë na fton të reflektojmë mbi vlerën e solidaritetit dhe të ndërmarrim veprime konkrete për të ndihmuar ata që kanë nevojë, duke kontribuar për një botë më të drejtë dhe të barabartë. Aktivitetet e saj synojnë të promovojnë ndjenjën e unitetit, ndjeshmërisë dhe bashkëpunimit mes njerëzve.
Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, duke e vendosur solidaritetin si një vlerë themelore për përparimin dhe mirëqenien e njerëzimit. /Katror.info
Përgatiti:
