Shërbimi më i popullarizuar i transmetimit të muzikës në botë, Spotify ka njoftuar se do të rris çmimin e abonimit.
Me këtë vendim do të preken mbi 200 milionë abonentë Premium.
Spotify Premium Single tani do të kushtojë 10,99 dollarë në SHBA, 10,99 euro në Francë dhe 10,99 £ në Mbretëri të Bashkuar.
Plani Premium Duo do të vijë çmimin prej 14,99 €, ndërsa niveli Premium Family tani ka një çmim prej 17,99 €.
Nivelet e reja të çmimeve janë pasqyruar tashmë në faqet e regjistrimit të Spotify, ndërsa abonentët ekzistues do të kenë një periudhë mospagimi prej një muaji përpara se çmimi i ri të hyjë në fuqi.
Spotify pretendon se peizazhi në zhvillim i tregut i shoqëruar me nevojën për të bërë inovacion dhe ofruar vlerë për fansat, dhe artistët, janë arsyet kryesore për rritjen e çmimeve.
Spotify ende nuk ka publikuar informacione për çmimin për planin e transmetimit pa humbje të quajtur Spotify Hi-Fi
Lista e plotë e vendeve që marrin një rritje të çmimit të Spotify Premium përfshin:
Andorra, Shqipëri, Argjentinë, Austri, Australi, Bosnje dhe Hercegovinë, Belgjikë, Bullgari, Brazil, Kanada, Kili, Kolumbi, Kosta Rika, Qipro, Danimarkë, Ekuador, Estoni, Spanjë, Finlandë, Francë, Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Guatemala, Hong Kongu, Kroacia, Indonezia, Irlanda, Irlanda, Izraeli Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Malta, Meksika, Holanda, Norvegjia, Zelanda e Re, Peruja, Portugalia, Serbia, Suedia, Singapori, Sllovenia, Sllovakia, San Marino, Tajlanda, Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova./Katror.info