katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani vizitë në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
    2 hours ago
    Trajnim për izolimin e baktereve patogjene në ushqim në IKSHPK
    2 hours ago
    Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA
    2 hours ago
    Aktivisti vendos “Walk of Shame” para Kuvendit me 120 emrat e deputetëve
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Federata e Basketbollit të Kosovës lanson projektin vizionar “Basketbolli 3.0”
    3 hours ago
    Hapet thirrja për Çmimet e Vullnetarizmit 2025
    4 hours ago
    Qendra e Gjuhëve e UP hap kurset pa pagesë për gjuhët e huaja
    4 hours ago
    Veshjet tradicionale shqiptare në parakalimin e Oktoberfest në Mynih
    6 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jessie J paralajmëron publikimin e albumit të ri
    4 hours ago
    Nexha Gjema: Katror – filozofia për të zgjedhur të mirën
    5 hours ago
    Kastriot Orana: Katror Media – një dritare e hapur drejt së mirës
    6 hours ago
    Philipp Konrad Labhart: Udhëtimi im me Katror Media
    8 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    1 day ago
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    2 days ago
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    1 week ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sa vezë duhet të hamë në ditë?! 
    3 days ago
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    1 week ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    1 week ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Venecia zgjat tarifën e hyrjes për vizitorët ditorë
    10 hours ago
    Shtatë nga rrënojat romake më magjepsëse në Mbretërinë e Bashkuar
    1 day ago
    Një habitat unik ku natyra krijon mrekulli: Historia dhe sekretet e detit të vetëm pa bregdet
    1 day ago
    Seuli vjen me “autobusin e parë ujor”!
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sterjo Spasse, kush ishte shkrimtari që prozën shqiptare e çoi drejt modernizmit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Sterjo Spasse, kush ishte shkrimtari që prozën shqiptare e çoi drejt modernizmit

Last updated: 15/08/2024 5:38 PM
176 Shikime
Shpërndaje
FOTO: Shqip

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kujtoi dje, në 110- vjetorin e lindjes, shkrimtarin Sterjo Spasse (1914-1989).

Sterjo Spasse është një nga autorët më në zë në letrat shqipe pas viteve ‘30, prozator me kontribute të spikatura. Romani “Pse?”, i botuar në vitin 1935, mbahet si romani i parë filozofik i shkruar në Shqipëri, në gjuhën shqipe. QKLL shkruan se Spasse mbetet një prozator emblematik i atyre viteve, duke u larguar nga tematika e zakonshme romanore e kohës për të shenjuar dhe një tipologji të re të rrëfimit në historinë e prozës, të romanit shqip, duke e shpënë llojin letrar drejt modernizmit.

Sterjo Spasse lindi në Gollomboç dhe u nda nga jeta në Tiranë në vitin 1989. Spasse ishte me prejardhje maqedonase, i lindur në Gollomboç, njëri nga fshatrat maqedonishtfolës buzë liqenit të Prespës. Spasse shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa shkollën Normale në Elbasan. Më pas nisi punë si mësues në fshatin Derviçan në jug të Gjirokastrës, ku nisi të shkruante romanin Pse!?.

Mundesh me e lexu edhe…

Më vonë nisi një kurs me korrespondencë për pedagogji në Firence të Italisë, por nuk arriti të marrë provimet e fundit. Me Kutelin, Kokonën dhe Hakiun qe bashkëthemelues i të përkohshmes “Revista letrare” në Tiranë më 15 shkurt 1944. Në fundin e vitit 1944, pak pas fitores komuniste, ai e kishte botuar veprën e tij të parë të realizmit socialist në organin partiak, gazetën “Përpara” të Korçës: Si e pashë Tiranën e porsaçliruar. Pas lufte punoi në Mininstrinë e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Qemal Draçinin. Punoi, gjithashtu, në revistat pedagogjike dhe letrare: “Shkolla e re”, “Arsimi popullor”, “Literatura jonë”, “Nëntori”, etj. dhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa kohën e fundit e kaloi në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë. Veprimtaria letrare e shkrimtarit Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, u mor me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane, etj. Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare, zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën shkrimtari Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit. Botoi katër përmbledhje tregimesh: “Kurorë rinie” (1934), “Në krahët e një femre” (1934), “Nusja pa duvak” (1944) dhe “Të fala nga fshati” (1958) si dhe dhjetë romane: “Nga jeta në jetë – Pse!?” më 1935 – që mbahet si kryevepra e tij, “Afërdita” (1944), “Ata nuk ishin vetëm” (1952), “Afërdita përsëri në fshat” (1954), “Buzë liqenit” (1965), “Zjarre…” (1972), “Zgjimi” (1973), “Pishtarë” (1975), “Ja vdekje ja liri” (1978), dhe “Kryengritësit” (1983).

Redaksia e botimeve “Rilindja” i botoi në vitin 1968 një komplet veprash në tetë vëllime, ndërsa herë pas here ka botuar vepra të ndryshme. Më 1980-1985 iu botuan po ashtu në Tiranë botimi integral “Vepra”, me nëntë vëllime. Në vitin 1980 iu përkthye në anglisht romani “Zgjimi”. Kthimi në muze i shtëpisë së Sterjo Spasses në Pustec është një vlerë e shtuar për fshatin Gollomboç, por edhe për të gjithë bashkinë e Pustecit. Shtëpia e shkrimtarit është pajisur me objekte, të cilat janë përdorur prej tij apo edhe me dorëshkrime dhe dokumente.

Sterjo Spasse është një nga shkrimtarët shqiptarë më të rëndësishëm, me prejardhje maqedonase, në letërsinë shqiptare bashkëkohore nga fundi i shekullit të 20-të dhe autor i shumë romaneve dhe tregimeve. Ai ka luftuar për përdorimin e një gjuhe të përbashkët të vetme letrare në tekstet shkollore, në gazeta dhe në revista, për një abetare të unifikuar, duke qenë misionar i progresit, sidomos nëpër fshatra. Ai është një ndër shkrimtarët më të vlerësuar me çmime, para dhe pas vdekjes.

Është nderuar me çmime të para kombëtare për romanet “Afërdita përsëri në fshat”, “Buzë liqenit”, “Zgjimi”, vëllimin me tregime “Të fala nga fshati” etj. Ka marrë Çmimin e Republikës i shkallës II për romanin “Ata nuk ishin vetëm” -1954. Urdhrin “Naim Frashëri” i artë (Pas vdekjes). Titullin “Nderi i Komunës” –Liqenas. Titullin “Nderi i qarkut”– Korçë, e shumë të tjera./Katror.info

TAGGED:librapeopleprofilshkrimtarSterjo Spasse

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Merr vrull projekti i Apple për robot tavoline
Artikulli i ardhshëm Dita e gjashtë në ‘Etno Fest’

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jessie J paralajmëron publikimin e albumit të ri

5 Shikime
People

Nexha Gjema: Katror – filozofia për të zgjedhur të mirën

26 Shikime
People

Kastriot Orana: Katror Media – një dritare e hapur drejt së mirës

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?