Stilistja e njohur shqiptare Ola Gjoka ka bërë që “Times Square” në Nju Jork të “flasë” shqip.
Koleksioni i stilistes Gjoka është shfaqur në Times Square, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët që ndodhen në SHBA.
“Merry Christmas everyone ! A ka me bukur se te shohesh gjuhen shqipe ne Billboard New York . “Filizi” im arriti te ngjise majat dhe jam mese krenare per kete gje ???? Dua te falenderoj cdo kend qe na besoi por edhe ata qe ishin skeptik dua ti tregoj qe “We did it” . Faleminderit të gjitheve”, shkruan stilistja Ola Gjoka në profilin e saj në Instagram.
Është koleksioni “Filiz” (FW22) i prezantuar së fundmi në pasarela që është shfaqur në Billbordet e Nju Jorkut./Katror.info