Aplikacioni i njohur Telegram, nga muaji i ardhshëm do të shtojë veçorinë Stories, që tashmë ka kohë që gjendet në shumë aplikacione tjera konkurrente.
Përmes një videoje të shkurtë, themeluesi i Telegram, Pavel Durov tregoi se si do të duken Stories në këtë aplikacion.
Durov thotë se përdorusit do t’i ofrohet mundësia të zgjedh se kush mund të shohë secilën prej historive të tij “me saktësi të hollësishme”.

Stories do të mbështesin titrat, si dhe fotot, dhe videot e marra nga kamerat e përparme dhe të pasme njëkohësisht.
Stories do të skadojë për 6, 12, 24 ose 48 orë, varësisht si e përcakton përdoruesi./Katror.info