Një studim i ri ka hedhur poshtë një nga pretendimet më të përhapura të politikanëve skeptikë ndaj klimës: se tranzicioni drejt energjisë së gjelbër po rrit faturat e energjisë. Në të vërtetë, ndodh e kundërta.
Sipas kërkimeve të kryera nga University College London (UCL), sektori në rritje i energjisë së erës në Mbretërinë e Bashkuar ka ulur kostot kombëtare të energjisë me 104.2 miliardë paund midis viteve 2010 dhe 2023, shkruan Positive News, përcjell Katror.info.
Studimi tregon se energjia më e lirë nga fermat e erës ka bërë që faturat e energjisë elektrike të jenë rreth 14.2 miliardë paund më të ulëta, krahasuar me rastin nëse e njëjta sasi energjie do të ishte prodhuar nga gazi natyror.
Përveç kësaj, studiuesit shtojnë se 133.3 miliardë paund të tjera janë kursyer falë ndikimit të energjisë së erës në uljen e çmimeve të gazit, si rezultat i kërkesës më të ulët dhe nevojës së reduktuar për ndërtimin e infrastrukturës së re të gazit.
Edhe pasi llogariten 42.3 miliardë paund të mbledhura nga qytetarët për subvencione të gjelbra, përfitimi neto për ekonominë britanike mbetet 104.3 miliardë paund.
Studimi nuk përfshin periudhën pas pushtimit rus të Ukrainës, kur çmimet e gazit u rritën ndjeshëm në tregjet botërore.
Autorët e raportit theksojnë: “Studimi ynë tregon se tranzicioni energjetik nuk është një subvencion mjedisor i kushtueshëm, por një investim financiar bindës.”/Katror.info














