Një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se sa më shumë të ecni çdo ditë, aq më të ulëta janë shanset për zhvillimin e deri në 13 lloje të ndryshme të kancerit.
Sipas hulumtimit, i botuar në British Journal of Sports Medicine, aktiviteti i rregullt fizik, si ecja, është i lidhur ngushtë me një rrezik më të ulët të kancerit. Studiuesit analizuan mbi 85,000 individë dhe gjetën se përfitimet e aktiviteteve fizike fillojnë të shfaqen me 5,000 hapa në ditë, ndërsa rreziku i kancerit u ul me 16% me 9,000 hapa, shkruan Top Radio Albania.
Madje, studimi sugjeron se ecja më e shpejtë ka gjithashtu përfitime, por sasia totale e lëvizjes mbetet më e rëndësishme. Aktivitetet fizike të lehta gjithashtu ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit, duke theksuar rëndësinë e lëvizjes për shëndetin e përgjithshëm.

Një grup shkencëtarësh britanikë ka zbuluar origjinën qelizore të një forme të zakonshme të kancerit të mushkërive, që është ngushtësisht e lidhur me pirjen e duhanit.
Në një studim të botuar në Science, ata zbuluan se pirja e duhanit dëmton qelizat bazë të trakesë (organi që lidh laringun me bronket), duke i bërë ato të dominojnë mbi llojet e tjera të qelizave dhe të pushtojnë pjesë të mëdha të mushkërive.
Ndërkaq, sfida “6-6-6” përfshin një ecje 60-minutëshe në orën 6 të mëngjesit ose 6 të pasdites, plus 6 minuta për nxehje dhe 6 minuta për qetësim.
Pasi tendenca e famshme 12-3-30 (ecja në tokë të pjerrët 12% për 30 minuta me shpejtësi 4.8 km/h) mori vëmendje të madhe, sfida “6-6-6” vjen si një alternativë më e lehtë dhe më e përshtatshme për këdo që dëshiron një formë të thjeshtë ushtrimi. Kjo sfidë mund të bëhet në një park apo shteg natyror, në një pistë të mbyllur, në një hapësirë të lirë jashtë zyrës suaj dhe madje në shtëpinë tuaj. /Katror.info
Përgatiti:
