Ne mund të printojmë vegla tredimensionale (3D) në Mars të bëra nga vetë pluhuri i planetit – thotë eksperimenti emocionues që mund të ndryshojë të ardhmen e udhëtimit në hapësirë.
Studiuesit në Universitetin e Washingtonit në SHBA besojnë se printimi 3D është fusha në rritje që mund të jetë përgjigja për ta bërë udhëtimin në hapësirë më të lirë dhe më të lehtë.
Ekipi zbuloi sasi të vogla të shkëmbinjve marsian, të cilët përmes performancës të lartë dhanë shpresë që mund të përdoren për krijimin e veglave dhe pjesë raketash në Mars, përcjell Good News Network.
Ata besojnë se ky element mund të përdoret për ndërtimin e mjeteve me peshë më të lehtë për mbajtjen e ngarkesave të rënda.
- Advertisement -
Autorët e studimit vunë në dukje se marrja e këtij materialeve është gjithashtu jashtëzakonisht e shtrenjtë – kushton vetëm 54,000 dollarë për të sjellur një kilogram pluhur në orbitën e Tokës.