Shkencëtarët shpresojnë të dyfishojnë shkallën e mbijetesës për kancerin e avancuar nëpërmjet një programi kërkimor që do të hapë kufij të rinj në luftën kundër sëmundjes.
Instituti i Kërkimit të Kancerit (ICR) dhe Fondacioni Royal Marsden NHS i Londrës nisën këtë javë një studim pesë-vjeçar që synon të prishë varësinë e sëmundjes në ekosistemet tona trupore.
Përveç kërkimit të mënyrave për ta bërë trupin jo mikpritës ndaj qelizave kancerogjene, studimi do të përdorë inteligjencën artificiale për të hartuar kombinime të reja të barnave për trajtimin e tumoreve, shkruan Positive News.
Dr. Olivia Rossanese, drejtore e zbulimit të ilaçeve kundër kancerit në ICR, tha: “Ne planifikojmë të hapim linja krejtësisht të reja sulmi kundër kancerit, në mënyrë që të mund të kapërcejmë aftësinë vdekjeprurëse të kancerit për të evoluar dhe për t’u bërë rezistent ndaj trajtimit.”/Katror.info