Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri, në kuadër të UP-së, ka mbajtur të premten ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për 40 auditorët e energjisë.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, tregoi për veprimet që po i ndërmerr Ministria e Ekonomisë në fushën e efiçiences së energjisë. Duke përmendur subvencionimin për blerjen e pajisjeve efiçiente, Mjeku tha se ka rezultuar me 19 për qind të kursimit të energjisë.
“Rezultatet janë të dukshme andaj po vazhdojnë edhe masat tona me programet e efiçincës energjike në kuadër të përkrahjes nga BE me 75 milionë euro. Ministria e Ekonomisë me fondin qe ka për efiçiencë të energjisë po punojmë në programe të ndryshme të subvencionimit, në njërën anë kemi masat e ndihmës së drejtpërdrejt për blerjen e pajisjeve te qytetarët po kemi edhe subvencionimin e izolimeve të shpive dhe ndërtesave shumë banesore për banim social që behët”, u shpreh ai.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, kërkoi më shumë trajnime, në mënyrë që studentët të jenë të gatshëm për tregun e punës. Ai kërkoi që ky potencial të vazhdojë edhe në të ardhmen, raporton Ekonomia Online.
“Përpjekjet tona të vazhdueshme janë të eksplorojmë dhe të gjejmë mënyra sa më efikase për lidhje me të mire midis akademisë dhe tregut në shumë trajnime për studentet që të krijojmë mundësi të zgjeruar në mënyrë praktike për përfitimin e shkathtësive”, u shpreh ai./Katror.info