katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    12 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    12 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    11 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    12 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    12 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    12 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore

Last updated: 21/01/2024 3:05 PM
173 Shikime
Shpërndaje
Ilustrimi: Katror Media

Kur i dëgjojmë Ariana Grande, Coldplay, Adele, Ed Sheeran, Justin Timberlake, Katy Perry, Taylor Swift, Selena Gomez, Rita Ora, One Direction, Maroon 5, Pink, Britney Spears, Dua Lipa, edhe shumë të tjerë i përjetojmë si eksperiencë dhe krijimtari amerikane, britanike ose ndonjë vendi tjetër anglishtfolës.

Por, për suksesin e tyre, pjesërisht, e në shumë raste edhe eksluzivisht janë meritorë krijuesit suedez.

Nga vitet e ’90-ta muzika e popullarizuar dalëngadalë i largohet elementeve të saj burimore që ishin xhazi, bluesi dhe evergreen-i amerikan ose vala e grupeve angleze me një tingull të ri që e pushtuan para se gjithash Amerikën dhe që njihet si invazioni britanik e mandej edhe botën gjatë viteve ‘60-ta. Hitet e viteve të fundit më shumë i ngjajnë një popi shlager nga Evropa e sidomos nga Evropa veriore dhe fillimeve të Eurovizionit, por me një ritëm, tingull dhe teknologji të re.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Sot, Suedia është industria e tretë më e madhe muzikore në botë. Nëse fitimet nga eksporti i imuzikës ndahen për kokë banori atëherë suedezët janë më të suksesshëm sesa amerikanët ose britanikët në nivelin botëror.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Që nga mesi i viteve të ’90-ta, performues, kompozitorë dhe producentë suedezë kanë qëndruar mbrapa gjysmës së të gjitha hiteve në dhjetëshet më të mira në listen amerikane Billboard.

Stokholmi dhe Los Anxhelosi janë dy nga kryeqytetet e popit ndërkombëtar sot. Nëse shikojmë elitën botërore të kompozitorëve të pop-it do të zbulojmë se rreth 50 e më shumë janë suedezë.

Deri në gjysmën e shekullit 20 kompozitorët e muzikës klasike në Suedi nuk kanë osciluar fort nga kolegët e tyre evropianë, por mrekullia ndodh në gjysmën e dytë të shekullit 20, me popullarizimin e muzikës moderne.

Më 1964 ikonës së xhazit suedez Monicas Zetterlund i duhen vetëm katër orë që ajo dhe Bill Evans Trio të regjistrojnë një nga albumet më të vlerësuara në xhaz nga kritikët e të gjitha kohërave, një kryevepër të xhazit, albumin “Waltz for Debby”. Edhe pse albumi ende sot merret si shkollë për piano në xhazzin modern, Monika nuk u bë emër i madh komercial si kolegët e saj në Evropë le të themi si Edit Piaf nga Franca.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 1974 fillon “belaja”. Popi sudez bën bujë të madhe me grupin Blue Swede. Ata renditën në vendin e parë në listat e Billboard-it në SHBA me “Hooked on a feeling”. Ende sot shumica e audiencës mendojnë se Blue Swede ishte bend amerikan. Popullariteti i këngës mbijeton shumë zhanre, edhe Quentin Tarantino e përdor në filmin e tij “Reservoir Dogs”. Pop-i suedez në këtë pikë piqet edhe ndërkombëtarisht.

Më 1974 shpërthen njëri nga fenomenet më të mëdhenj të muzikës moderne, grupi Abba. Me një sukses të respektueshëm në Suedi ata më 1974 përfaqësojnë Suedinë në Eurovision me këngën “Waterloo”. Abba të insipruar nga glam roku britanik performojnë në gjuhën angleze dhe fitojnë Eurovisionin. Sudezët edhe 6 herë tjera fitojnë Eurovisionin që është numër rekord në historinë e kësaj kompetence. Pop muzika në botë nga ky moment ndryshon dhe rezultati i këtyre ndryshimeve vërehet edhe sot. Meloditë e këngës “Money, money, money”, Dancing Queen”, “Chiquitita”, “Voules Vous” “Gimme, gimme, gimme” dhe shumë të tjera nuk tejkalohen as nga këngët më të  dëgjuara të ditëve të sotme në shumë aplikacione moderne.

Grupi Abba në një moment me shitjen e mbi 500 milionë albumeve ishte eksporti më i madh i Suedisë menjëherë pas automjeteve Volvo. Vetëm grupi Beatles ka të shitura më shumë albume se Abba në historinë e muzikës. Abba për 8 vite, 1973 – 1981 realizojnë tetë albume të cilët i kanë mbijetuar të gjitha inovacionet e muzikës moderne. Kënga “Dancing Queen” në shumë lista konsiderohet si kënga më e mirë në historinë e muzikës moderne.

Fenomeni i dytë muzikor nga Suedia, glam rok metal grupi Europe më 1986 me albumin “The Final Countdown” do të sigurojë pavdekshmërinë në botën muzikore. Europe do të gjendet në vendin e parë në listat e 25 vendeve, dhe dhjetëshen e parë në listat e gjysmës së planetit kudo që ekziston çfarëdo liste e muzikës. Intro e këngës “The final Countdown” krahasohet me intro të veprave më të mëdha të muzikës klasike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga me dekada përdoret në filma, reklama, dokumentare dhe këndohet në stadiume anembanë botës në të gjitha garat sportive. Për herë të parë shumë grupe nga Amerika ose Anglia fillojnë të imitojnë grupet suedeze. Në Amerikë Jon Bon Jovi fillon të duket si Europe, në Britani edhe veteranët e hard rokut si Whitesnake (ish-Deep Purple) fillojnë t’i ngjyrosin flokët blondë dhe të përdorin tingullin e ri të Hard Rokut që e kultivonin bendet suedeze.

Albumi i parë black metal sheh dritën më 1984. Debutimi i vetëtitulluar i grupit suedez Bathory është vlerësuar si album që përcaktoi zhanrin black metal.

Gjatë viteve të ‘80-ta Yngwie Malmsteen, heavy metal kitaristi konsiderohej si njëri ndër kitaristët më me ndikim në zhanrin heavy metal.

Më 1988 Neneh Cherry shtatzënë  këndon hitin e saj “Buffalo Stance” në Top of the Pops të BBC-së, ku frymëzon fansa të panumërta që të bëjnë muzikën e tyre. Neneh Chery e lindur në Stokholm është njëra ndër reperet dhe soul muzicientet më eminente të gjeneratës së saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duo Roxete mbretëron në top listat amerikane gjatë viteve ’90-a më këngët “The Look”, “Listen To your Heart”,”It Must Have Been Love”, “Joyride”, etje. Roxete gjithsej kanë pasur 19 hite në Top 40 në Mbretërinë e Bashkuar dhe katër hite numër një në Amerikë, sukses që edhe vetë amerikanët vështirë e arrijnë.

Roxette shesin gjithsej 80 milionë albume, edhe për kohën digjitale shifra marramendëse. Në kulmin e saj MTV gjatë viteve 1990 gjysmën e programit e kishte me performues ose krijues nga Suedia. Ace of Base ishte grupi i cili e shënon gjeneratën e MTV, me albumin “Happy Nation/ The Sign”. Albumi i cili oscilonte mes pop-it, eurotechno dhe reagge shitet në mbi 30 milionë kopje anembanë botës dhe i zotëron pothuajse të gjitha listat botërore, vetëm në Top 3 të Amerikës qëndron 6 muaj. Premisat e techno popit të viteve ‘90-ta i përcakton grupi Army Of Lovers me megahitin “Crucified” dhe pesë albumeve të tjerë të botuar mes 1990 -1994.

Alban Uzoma Nwapa i njohur më mirë me emrin e tij skenik Dr. Alban, është një muzikant dhe producent suedez me origjinë nigeriane. Ai ka shitur rreth 16 milionë disqe në mbarë botën hitet e tij të famshëm “Hello Afrika” nga i njëjti album, dhe”It’s My Life”, nga albumi “One Love” konsiderohet se e kan avancuar stilin Eurodance/hip-hop reggae në një stil Dancehalle.

Këngët e grupit Rednex po ashtu nga Suedia “Cotton Eye Joe” dhe “Wish you where Here” kan qenë ndër këngët më të popullarizuara në MTV në vitet 90-a. “Wish You were Here” ende konsiderohet si njëra nga baladat më të bukura të asaj periudhe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

The Cardigans të themeluar në Jonkping, Suedi, me albumin debutues “Emmerdale” (1994) krijuan  bazë solide në vendin e tyre dhe patën disa suksese jashtë vendit, veçanërisht në Japoni. Albumi i tyre i dytë “Life” (1995) u siguroi atyre një reputacion ndërkombëtar. Popullariteti i tyre u rrit kur hiti i tyre “Lovefool”, nga albumi “First Band on the Moon” (1996), u përfshi në kolonën zanore të filmit të vitit 1996 “Romeo and Juliet”. The Cardigans kanë realizuar pesë albume të cilat gjithsej janë shitur mbi 15 milionë kopje në mbarë botën.

Sipas shumë ekspertëve të muzikës moderne në 10 vitet e fundit si gjeni mes DJ dhe producentëve botërorë ishte Avicii. Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u bë i njohur për kontributet e tij inovative dhe me ndikim në zhanrin e muzikës dance elektronik. Gati që nuk ka performues ose producent që nuk ka bashkëpunuar ose kërkuar shërbimet e tij nga viti 2006 e deri 2021 kur ai bën vetëvrasje. Edhe Rita Ora ka qenë e përfshirë në njërin nga hitet e tij “Lonely Together”. Avicii me tre albumet e tij ka prodhuar 6 hite numër 1 në Billboard dhe 11 hite në top 10.  

Ebba Tove Elsa Nilsson e njohur profesionalisht si Tove Lo, është quajtur “eksporti më i errët i popit të Suedisë” nga revista Rolling Stone. Ajo është e njohur për pamjen e saj të papërpunuar, të ndikuar nga grunge në muzikën pop. Tove Lo ka bashkpunuar edhe me Dua Lipa në hitin e saj “Borderline”.

Jonnali Mikaela Parmenius e njohur më mirë me emrin skenik Noonie Bao, këngëtare, tekstshkruese dhe producente suedeze ka shkruar këngë për artistë si  Ava Max, Katy Perry, Zara Larsson, Camila Cabello, Zedd, David Guetta, Clean Bandit, Alesso, Feed Me, Carly Rae Jepsen etj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Njeriu i cili ia ka dhënë vulën dhe drejtimin pop-it modern e ka emrin Karl Martin Sandberg i njohur si Max Martin. Producent, kompozitor, këngëtar dhe performues, ai qëndron pas sukseseve të Britney Spers, Backstreet Boys, Taylor Swift, Maroon 5, dhe gati ka lënë gjurmë te secili sukses i dikujt në 25 vitet e fundit. Që nga viti 1998, Martin Max ka shkruar ose bashkë-shkruar 25 këngë hit numër një të Billboard Hot 100, që e bën atë autorin e tretë më të sukseshëm në histori pas The Beatles (Paul McCartney 32 dhe John Lennon 26).

Nadir Khayat, i njohur gjithashtu si RedOne, është  producent këngëtar dhe kompozitor marokeno-suedez. Aktualisht, ai mban pozicionin ekzekutiv të FIFA-s për argëtim krijues. RedOne konsiderohet si një nga prodhuesit më eminent të artistëve në muzikën bashkëkohore. Si producent dhe kompozitor i këngëve, ai ka punuar me shumë artistë të profilit të lartë në mbarë botën, Lady Gaga, Nicki Minaj, Jennifer Lopez, Enrique Iglesias, Shakira, Mariah Carey, One Direction, Usher, dhe shumë të tjerë.

RedOne është nominuar për tetë çmime Grammy, duke fituar tre. Në vitin 2009, ai ishte producenti numër një në Billboard Hot 100.

Ludwig Emil Tomas Goransson, kompozitor, dirigjent, producent diskografik ka bashkëpunuar me Adele, Alicia Keys, Rihanna, Justin Timberlake, Kendrick Lamar, Travis Scott dhe Moses Sumney. Ai pas vete si bashkautor, kompozitor, producent ka mbi 150 projekte, duke përfshirë kolona zanore për 32 filma, dhe 11 seriale kryesisht amerikane. Goransson për punën e vet është i nominuar për 106 çmime muzikore duke i fituar 29, përfshirë çmimin Oskar për muzikën për filmin “Black Panther” dhe Golden Globe për muzikën për filmin “Oppenheimer” dhe kjo e bën atë njërin ndër kompozitorët më të sukseshëm në industrinë e muzikës për filma.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Suedia është një histori e pabesueshme suksesi. Si një vend i vogël me 10 milionë banorë, pjesërisht i vendosur brenda rrethit arktik, dhe me një gjuhë minore që jashtë Suedisë askund nuk flitet, bëhet superfuqi botërore në pop?

Një pjesë e përgjigjes është edukimi. Kantautorët Max Martin dhe Shellback përmendin rëndësinë e shkollave komunale të muzikës dhe arteve për zhvillimin e tyre dhe disponueshmërinë falas të pajisjeve teknike në kolegjet e arsimit.

Që nga vitet 1940, Suedia ka një sistem arsimor ku kanë hequr të gjitha pengesat që njerëzit të hyjnë në sistemin shkollor. Të pasur apo të varfër, burrë apo grua, pavarësisht nga mbiemri apo klasa shoqërore – sistemi arsimor suedez bazohet tërësisht në arritjet akademike. Nuk ka tarifa shkollimi, kreditë studentore janë të përballueshme dhe të gjitha financohen nga publiku. Kjo ide i përket idesë më të madhe të quajtur “Folkhemmet” (Shtëpia e njerëzve).

Ideja që arsimi duhet të jetë ekskluziv për ata që mund ta përballojnë financiarisht është thjesht e çuditshme dhe e papranueshme për suedezët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Natyrisht, këto ambicie shtrihen më gjerë se muzika dhe Suedia ka qenë vendlindja e shumë prej kompanive më të mëdha në botë.

Pra, suksesi i Suedisë në muzikë është i rrënjosur në të njëjtën traditë themelore të një arsimi të gjerë, falas dhe të disponueshëm. Në vitet 1940, disa komuna filluan një arsim publik muzikor të quajtur “Kommunala Musikskolan” (Shkollat Komunale të Muzikës). Besohej se edukimi muzikor nuk duhet të jetë i disponueshëm vetëm për ata që mund të përballonin mësimin privat të muzikës. Ndërsa filloi si projekt i vogël, ai u rrit ndjeshëm në vitet 60-a dhe sot, rreth 300,000 suedezë (rreth 3% e popullsisë) marrin një arsim muzikor përmes këtyre shkollave muzikore të financuara nga shteti çdo vit. Kjo i bën suedezët popullsinë më të arsimuar muzikore në Evropë dhe sot avantazhi i sudezëve është se kanë përqindje më të madhe të popullatës që dinë të luajnë një instrument muzikor.

Foto: eas-music.org/sweden/

Suedezët nuk kanë komplekse kulturore, thithin nga kulturat tjera dhe nuk frikësohen se kultura e tyre tretet në kulturat e huaja, pranadaj të parët kanë filluar të këndojnë në gjuhën angleze. Në Suedi 89 përqind të popullates flasin anglisht, ekziston edhe termi Swenglish.

Një arsye tjetër janë përparimet e hershme të Suedisë në teknologjinë digjitale, diçka që ka nxitur shumë inovacione muzikore novatore. Spotify e ka selinë në Stokholm. Soundcloud me bazë në Berlin u krijua nga suedezët, të cilët e drejtojnë edhe sot. Programuesit suedezë ndihmuan në ndërtimin e Apple Music. (PirateBay famëkeq erdhi gjithashtu nga Stokholmi.)

Polar Music Prize është një çmim muzikor suedez i i themeluar në vitin 1989. Ato u jepen individëve, grupeve dhe institucioneve që kanë merita të jashtëzakonshme në fushën e muzikës, një për muzikën klasike dhe një për muzikën e popullarizuar dhe konsiderohet si çmimi nobel për muzikë.

Laureatët marrin çmimet e tyre në Stokholm nga mbreti suedez Carl XVI Gustaf./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:ABBaEuropemuzikepeoplePoprevolucionrockRoxeteSpotifySueditopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dy filmat kosovarë me premierë në Festivalin Ndërkombëtar në Roterdam
Artikulli i ardhshëm X ka prezantuar opsionin për thirrje audio dhe video për telefonat Android

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

63 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?