Kryeqyteti ka kohë që ka pasur probleme me trajtimin dhe mirëmbajtjen e qenve endacak.
Ky debat ka vite që problematizohet si nga qytetarët në njërën anë për shkak të rrezikut që paraqesin sidomos gjatë stinës së dimrit, mirëpo edhe nga organizata të ndryshme mjedisore dhe atyre për mbrojtjen e kafshëve, të cilat ka kohë që kërkojnë zgjidhje për këtë çeshtje.
Siç duket këtij problemi do t’i vije shpejt fundi.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot njoftoi se Qendra për Trajtimin e Kafshëve, me fokus të qenve endacak është në përfundim e sipër.
Kryetari Rama ka ndarë foto të kësaj Qendre në rrjetin social Facebook./Katror.info