Klubi Alpin Prishtina dhe Care for Kosovo Kids kanë organizuar ngjarjen “Superheronjtë”.
Organizata “Care for Kosovo Kids” dhe Klubi Alpin Prishtina kanë organizuar lëshime me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, me aplinistë të veshur si superheronj.
Fëmijet që ndodhen në këtë klinikë patën rastin t’i shihnin superheronjtë e tyre, ku alpinistët të maskuar si superheronj nëpër ballkonet dhe dritaret e Pediatrisë dhe kanë shpërndarë dhurata për fëmijët pacientë
Fushata “Superheronjtë në Pediatri” ka për qëllim mbledhjen e fondeve për shërimin e fëmijëve, të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
“Këto lëshime urbane me dedikim dhe kauzë janë mënyra jonë e shfaqjes së falënderimit, përkrahjes dhe mirëkuptimit për stafin mjekësor të vendit tonë, për prindërit dhe pacientët e vegjël, për stafin e Care for Kosovo Kids dhe dhuruesit e shumtë të mjeteve në llogarinë e pacientëve të vegjël. Përveç kësaj, është rritje e përgjegjësisë sociale dhe forcim i lidhjeve tona të padukshme, ato lidhjet njerëzore të cilat nuk kanë çmim dhe krijojnë ndjenjën e përkatësisë dhe humanitetit në mes nesh”, kanë thënë orgamizatorët./Katror.info