Superliga e Kosovës në futboll vjen të shtunën me dy ndeshje në kuadër të Javës së shtatë.
Dukagjini i Klinës e pret Dritën e Gjilanit, ndërsa Ballkani është nikoqir i Ferizajit. Të dyja ndeshjet do të fillojnë në ora 15:00.
Drita, e cila ka tri ndeshje më pak, ndodhet aktualisht në pozitën e gjashtë, ndërsa Dukagjini mban vendin e shtatë në tabelë. Ndërkohë, Ballkani është në vendin e pestë, kurse Ferizaj në vendin e nëntë.
Sot Llapi ka mposhtur Suharekën dhe ka marrë kryesimin e tabelës me trembëdhjetë pikë, po aq sa Malisheva në vendin e dytë dhe Suhareka në vendin e tretë./Katror.info