Në shtetin verilindor të Biharit, India, makhanas, farat e një lloji zambaku të ujit, po revolucionarizojnë bujqësinë. 90% e makhanas në botë prodhohen këtu.
Fermerët, si Phool Dev Shani, që më parë zhytëshin në pellgje të thella për të mbledhur farat, tani i kultivojnë ato në fusha me ujë të cekët, duke dyfishuar të ardhurat e tyre.
“Zhytesha nga 7 ft (2.1 metra) deri 8 ft (2.4 metra) në ujë për orë të tëra gjatë ditës,” kujton Shani, transmeton BBC.
Ndryshimi erdhi falë përpjekjeve të Manoj Kumar, shkencëtar në Qendrën Kombëtare të Hulumtimit për Makhana (NRCM), i cili zhvilloi një teknikë të re kultivimi që kërkon vetëm 30 cm ujë. “Rritja e ‘arrave të dhelprës’ tash është po aq e lehtë sa çdo kulturë e rritur në tokë,” thotë Kumar.
Ky inovacion ka trefishuar sipërfaqen e kultivimit dhe ka tërhequr shumë fermerë, përfshirë Dhirendra Kumar, i cili thotë: “Në vitin e parë bëra 432 dollarë fitim.“
Në partneritet me NRCM, një fabrikë e re po përpunon makhanas për eksport global. Themuesi i saj, Shabhu Prasad, vë në dukje: “Kjo na ka ndihmuar të rrisim cilësinë dhe prodhimin.”
Me rritjen e kërkesës globale për këtë superushqim, pritet që inovacionet në Bihar të ndryshojnë peizazhin ekonomik të rajonit./Katror.info