Syd Barrett – frontmeni dhe themeluesi i Pink Floyd, gjeniu i ‘çmendur’ nxiti udhëtimin legjendar të Pink Floyd përmes muzikës. Historia e tij është e trishtueshme, e mbushur me gabime dhe ndjesi bezdisëse, e “çfarë mund të kishte qenë” duke gërryer vazhdimisht sekretet e jetës.
Ndërsa thirrjet periferike për ‘vdekjen’ e rokut vazhdojnë të kumbojnë reth peizazhit muzikor, veprat e rokut i mbijetojnë kohës duke bërë histori dhe duke u bërë inspirim se muzika ka nevojë për eksperimente kohë pas kohe. Ishte vizioni dhe çmenduria e Syd Barrett që trimëroi dhe frymëzoi Roger Watters, David Gilmour, Nick Mason dhe Richard Wright, pra Pink Floyd në krijimin e disa veprave më të rëmdësishme në muzikën moderne.
Po të mos ishte Pink Floyd në gjysmën e dytë të vieteve 60-a as Beatles dhe të tjerë nuk do të kishin eksperimentuar në muzikë, e po të mos ishte Syd Barrett as vetë Pink Floyd nuk do ta niste muzikën eksperimentale e cila më vonë shndërrohet në muzikën psikodelike, pjesërisht në progresiv rock dhe Brit pop në vitet e ‘90-ta.
Nëse dikush në muzikën moderne merret si një stereotip i kombinimit gjenialitet/çmenduri, atëherë ishte i ndjeri Syd Barrett, themeluesi dhe postieri i shkurtër i Pink Floyd, artist solo, piktor, dhe i vetmuar – shpesh shumicën e këtyre gjërave në të njëjtën kohë. Po të merret parasysh vetëm vëllimi i trupit të tij muzikor që la pas, ai nuk do të ishte më shumë se vetëm një fusnotë në historinë e rokut. Ai komponoi albumin e parë të Pink Floyd, një këngë e gjysëm në albumin e dytë, dy solo albume dhe një grup demosh të shpërndara e që u publikuan me një rast me cilësi të diskutueshme zërimi.
Por, këto pak krijime dhe veprimtari mjaftuan që ai të hyjë në Rock’n’Roll Hall of Fame, të bëhen disa dokumentarë nga BBC dhe shumë televizione të tjera në botë, të shkruhen disa libra për t’u bërë inspirim për shumë artistë të mëvonshëm dhe në veçanti për vetë Pink Floyd – motiv dhe frymëzim për realizimin a dy albumeve ndër më të vlerësuarit në historinë e muzikës moderne, “Dark Side Of The Moon” dhe “Wish You Were Here’’.
Me rastin e 50 vjetorit të relizimit të albumit më suksesshëm të Pink Floyd “Dark Side Of The Moon”, i realizuar më 1 mars 1973, homazhet, manifestimet dhe shënimet kanë rrjedhur në shumë vende, por pak prej tyre e kanë eksploruar edhe mënyrën në të cilën albumi u krijua dhe motivin e këtij albumi konceptual, që ishte gjendja mentale e ish-themeluesit Syd Barrett.
“Dark Side Of The Moon” (Ana e errët e Hënës) është album historik, ai qëndroi në listat e Billboardit Amerikan për 14 vjet, duke e bërë atë nga albumet më të shitur të të gjitha këhërave. Në disa liste ende kthehet kohë pas kohe. Revista muzikore Q dikur pat teorizuar se për shkak se kishte kaq shumë kopje në ekzistencë ishte e mundur që albumi të ishte gjithmonë në rrotullim gramafoni diku në planet. Me gjasa ende rrotullohet.
Natyrisht, ka mundësi të panumërta artistike, kulturore dhe teorike në çdo diskutim të një prej albumeve më të shitur dhe më të vlerësuar në muzikën moderne, se vizioni kolektiv dhe përpjekjet artistike të Roger Watters, David Gilmour, Richard Wright dhe Nick Mason pra (Pink Floyd) të jenë vendimtare. Sidoqoftë, ekziston një mënyrë krejtësisht e ndryshme për të hyrë në botën e “’Anës së errët të Hënës”, që eshtë të zhvarrosësh gjurmën fantazmë të gjeniut, ish- drejtuesit dhe themeluesit të Pink Floyd, Syd Barrett, i cili në kohen kur realizohej ky album jetonte i vetmuar në Cambridge nën përkujdesjen e nënës së tij dhe punëtoreve të shëndetit mental.
“Dark Side Of The Moon” është album konceptual. 10 pjesë muzikore pasqyrojnë faza të ndryshme të jetës njerzore, duke filluar me audio të rrahjes së zemrës dhe përfundon me rrahje të zemrës,duke eksploruar natyrën e përvojës njerëzore. Komponimet e para “Speak to me”, (Fol me mua) dhe “Breathe”, (Frymëmarrja) e hapin albumin duke nxjerë në pah elementet e zakonshme dhe të kotë të jetës që mund të bëhen kërcënim për çmenduri.
Pason “On The Run” (Në ngutje) që zhvendos atmosferën në aeroport dhe ngjall ndjenjën e stresit dhe ankthit të udhëtimeve moderne. Kënga “Time”(Koha) trajton mënyrën në të cilën koha kalon dhe njeriu mbetet i përqëndruar në ndjekjen e saj për gjërat e zakonshme të përditshmërisë deri sa të kuptojmë se koha është ajo që na kontrollon fazat tona të jetës. Vazhdohet me “Breathe Reprise” (Frymëmarrja, Repriza) që në tërheqë në vetmi pran vatrës së shtëpisë si simbol i vendit të vetëm ku ndihemi të sigurt nga ikja e kohës.
Pjesa e parë e albumit mbyllet me “Great Gig On The Sky” (Koncerti madhështor në Qiell) e intrepretuar me një kolonë zanore nga vokalistja e EMI studios, Clare Torry. Sipas anëtarëve të grupit komponimi paraqet metaforen e lindjes dhe vdekjes së njeriut dhe gjithçka ndërmjet këtyre dy momenteve.
Pjesa e dytë e albumit hapet me “Money” (Paraja) ku grupi tallet me lakminë dhe konsumizmin me tekst tepër sarkastik, “Us And Them” (Ne dhe ata) trajton izolimin e të depresionuarve me simbolikën e konfliktit dhe thjeshtësinë komplekse në marrëdheniet personale, “Any Colour You Like”’ (Çfarë do ngjyre që të pëlqen) na sjellë iluzionin e zgjedhjes që e bëjmë gjatë jetës.
“Brain Damage” (Dëmtimi i trurit) thellohet në sëmundjet mendore që vijnë si rezultat i famës dhe suksesit. Vargjet “Dhe nëse grupi yt do të bëjë muzikë tjetër, ne do të takohemi në anën e errët të hënës” ku i referohen Syd Barrett. Albumi përfundon me “Eclipse” (Eklipse, Terrimi) komponim që mbron konceptet e dallimeve dhe unitetit dhe inkujaron dëgjuesin të njohë tiparet e përbashkëta të njerëzimit.
“Wish You Were Here” (Ah sikur të ishe këtu) është albumi i radhës që Pink Floyd me temë konceptuale i referohet fatit tragjik të Syd Barrett. Albumi hapet me një preambulë të gjatë instrumentale dhe kalon në tekstin e “Shine On You Crazy Diamand” (Shkëlqe diamant i krisur) nderim për Syd Barrett ku ai kujtohet me mall me vargjet “Të kujtohet kur ishe i rri, shkëlqeje si diell, por i zbulove sekretet tepër herët dhe vajtove pas hënës”.
“’Welcome To The Machine” (Mirë se erdhe në makineri) dhe “Have A Cigar”(Urdhëro një cigare) përshkruajnë trajtimin e industrisë muzikore moderne ku arti dhe artisti nuk janë të rëndësishëm dhe se një tragjedi e artistit shndërrohet në përfitim për industrinë.
Kënga e fundit “Wish You Were Here”, (Sikur të ishe këtu) paraqet një lidhje shumë personale dhe emocionale mes grupit dhe Syd Barret, përshkruhet lakmia, ambicjet, dhembshuria dhe idealizmi i Barrett. Anëtarët e grupit Pink Floyd në raste të ndryshme e kan cekur se kishin ndjenjen e fajësisë në raport me ish-frontmenin e tyre dhe se fantazma e tij shpirtërore shpesh i ka ndjekur sidomos gjatë krijimit të këtyre dy veprave.
Syd Barrett themeloi Grupin Pink Floyd, më 1966 dhe ishte ideatori dominant në dy albumet e para. Ai ishte kompozitor, tekst shkrues, vokalist dhe kitarist. Më 1968 tërhiqet nga grupi për shkak të problemeve mentale të shkaktuara pjesërisht edhe nga përdorimi i LSD. Më 1970 i kthehet muzikës me ndihmën e ish-kolegut dhe kitaristit David Gilmour nga Pink Floyd. Ai kthehet si producent kur realizon dy albume, “The Madcaps Laugh” (Qeshja e një të çmenduri) dhe “Barrett”. Albumet shfaqin gjenialitetin e tij por edhe paaftësinë për të kanalizuar atë gjenialitet. Pas kësaj tërhiqet nga jeta publike.
Për kundër faktit se Barrett nuk ishte shfaqur apo nuk ka folur në publik nga mesi i viteve ‘70-ta, reporterët dhe fansat udhëtonin në Cambridge për ta vizituar dhe atë edhe pse familja e tij bënte thirrje publike të mos e bëjnë këtë gjë . Atij nuk i pëlqente të kujtohej për karrierën e tij muzikore, dhe anëtarët e grupit nuk kishin kontakt direkt me të. Megjithatë, ai vizitoi shtëpinë e motrës së tij në nëntor të 2001 për të shikuar dokumentarin e BBC-së, Omnibus, të realizuar për personalitetin e tij.
Barret konsiderohet si një paraardhës i shumë gjërave të rokut, veçanërisht i anës së tij psikodelike, aq shumë sa që në 50 vitet e fundit kulti i tij nuk është zvogëluar kurrë. Shumë muzikantë ende e citojnë atë si një ndikim kyç, edhe pse ai pas vitit 1970 pjesën më të madhe të jetës deri në vdekjen e tij më 2006 ishte një i vetmuar që shmangte edhe fqinjët e tij.
Njeriu që bëri muzikën psikodelike, atë që është sot, Barrett mund të mos jetë muzikanti i parë, që nga një anë shfaqi gjenialitet dhe nga ana tjetër sjellje të çrregulluar mendore, dhe sigurisht jo i rrallë që përdorimi i narkotikëve i le pasoja të dukshme, por sigurisht që është më i referuar për të dyja./Katror.info
Përgatiti:
