Aktori Sylvester Stallone së fundmi i ka shitur vilën e tij këngëtares Adele.
Gjegjësisht, në një intervistë për The Wall Street Journal, aktori i njohur ka treguar se Adele ka qenë tejet cikrrimtare kur ai kishte ka planifikuar të shesë vilën e tij në Los Angeles vitin e kaluar, shkruan Katror.info.
Edhe pse të dy ranë dakord për një çmim prej 58 milionë dollarësh për pronën me tetë dhoma gjumi, 12 banjo, ajo donte që çmimi të përfshinte statujën Rocky në oborrin e shtëpisë së tij.
“Ajo tha se nuk kishte marrëveshje dhe se do ta prishte atë”, tha Stallone.
Stallone planifikoi të merrte statujën e Rocky-t që kishte vendosur në oborrin e shtëpisë pranë pishinës, por Adele dha një ultimatum.
Megjithatë, mediat pretendojnë se statuja është e vetmja gjë që ka mbetur e njëjtë në pronë dhe se Adele ka vendosur të rimodelojë tërësisht shtëpinë e re. Stallone i është përgjigjur se nuk e shqetëson dhe se i pëlqejnë edhe ndryshimet që ka bërë këngëtarja e njohur./Katror.info