E vendosur në një fshat anglez, është selia e një prej kanaleve televizive me rritjen më të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar.
Kanali televiziv, “Talking Pictures”, i drejtuar nga 74-vjeçari Noel Cronin dhe vajza e tij Sarah, nuk transmetojnë asgjë tjetër veç shfaqjeve dhe filmave klasikë të vjetër televizivë.
Përmbajtja është e cilësisë së mirë, dhe po kështu është mënyra se si është formuar kanali: Neil ndërton orarin e transmetimit për çdo ditë në mënyrën e vjetër – me dorë, me detajet e secilit film të shënuar në një kartë letre, raporton CBS News.

“Është një kanal plot nostalgji. Gjithçka ka të bëjë me ruajtjen e historisë së celuloidit dhe filmit dhe historisë së TV,” tha Sarah.
Por bëhet fjalë për më shumë sesa thjesht programim retro. “Është gjithashtu një komunitet. E dini, të gjithë ata që na shikojnë ndoshta e kanë ndjekur udhëtimin tonë dhe ndihen si pjesë e historisë sonë. Ne jemi një familje e madhe”, shtoi tutje ajo.
“Talking Pictures” është bërë një sukses i madh duke arritur miliona shikues në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Rreth katër milionë njerëz akordohen çdo muaj, sipas Bordit të Kërkimit të Audiencës së Transmetuesve Britanikë.
Kanali familjar është lansuar në TV linear në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2015 dhe është bërë një nga kanalet më të mëdha të pavarura në Britani./Katror.info