Taylor Swift thyen një tjetër rekord me koncertin e tetë që performoi gjatë pjesës evropiane të turneut të saj të suksesshëm Eras gjatë gushtit.
Me spektaklin e saj në Wembley legjendar të Londrës, Swift ka kaluar rekordin e numrit të paraqitjeve të mbajtura nga Michael Jackson gjatë turneut të tij botëror “Bad”.
Jackson performoi në stadium shtatë herë gjatë turneut të tij Bad në 1988. Grupi pop Take That gjithashtu performoi në stadium tetë herë në turneun e tyre Progress 2011.
“Sapo më bëtë artisten e parë solo që luajti Wembley tetë herë në një turne të vetëm”, u tha Swift fansave në emisionin e BBC. /Katror.info