Këngëtarja e njohur Tayna ka publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga e titulluar “Anaconda”, vjen në bashkëpunim me artistin Kidda.
Ky është bashkëpunimi i parë mes dy artistëve.
Teksti dhe melodia e këngës është punuar nga vetë artistët, ndërsa është prodhuar nga Celik Lipa (SBS Ent), për videoklip është përkujdesur Sekuence, ndërsa producent ekzekutiv, Rinor Hykolli.
Ndërkaq qysh në orët e para të publikimit është pëlqyer nga publiku./Katror.info