Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se të premten do të mbahet ceremonia e certifikimit të gjeneratës 01/2025 të rekrutëve.
Ceremonia do të zhvillohet në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00, shkruan Katror.info.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe mysafirë e familjarë të rekrutëve.
FSK ka bërë thirrje që përfaqësuesit e mediave të jenë të pranishëm në kazermë jo më vonë se ora 09:30./Katror.info