Teatri Profesional “Adriana” në Ferizaj ka shpallur një thirrje publike për dorëzimin e propozim-projekteve për shfaqje teatrore, duke ftuar organizatat joqeveritare të aplikojnë për pjesëmarrje në repertorin e ardhshëm të teatrit. Thirrja është e hapur nga 21 janari deri më 20 shkurt 2025, transmeton Katror.info.
Për të aplikuar, organizatat duhet të dorëzojnë një përshkrim të projektit, platformën regjisoriale, deklaratën autoriale të regjisorit që garanton autenticitetin e shfaqjes, biografinë e regjisorit dhe deklaratën e autorit të tekstit që planifikohet të inskenohet.
Ky proces synon të përfshijë komunitetin artistik në zhvillimin e repertorit të teatrit dhe të promovojë transparencën në përzgjedhjen e shfaqjeve./Katror.info