Telekomi i Kosovës përmes negocimit ka blerë të drejtën e transmetimit të kanaleve të Digitalb në Kosovë për dy vitet e ardhshme e ku vlera e këtij tenderi është 1,3 milionë euro, raporton Front Online.
Në njoftimin e publikuar në faqen online të prokurimit publik shihet thuhet se kontrata mes kompanisë fituese dhe Telekomit të Kosovës do të nënshkruhet sot me 22 janar.
Gjithashtu, bazuar në këtë marrëveshje Telekomi i Kosovës do ta paguajë muaj për muaj operatorin kabllor nga Shqipëria, DigitAlb, për transmetimin e përmbajtjes së saj televizive./Katror.info