Bill Lee, guvernatori i shtetit amerikan të Tenesit, nënshkroi legjislacionin që synon mbrojtjen e kantautorëve, interpretuesve dhe profesionistëve të tjerë të industrisë muzikore nga rreziqet e mundshme të Inteligjencës Artificiale (AI).
Kjo lëvizje e bën shtetin e Tenesit, i njohur si vendlindja e muzikës ‘country’ dhe një pikënisje për legjendat e muzikës, të parin në SHBA që miraton masa të tilla.
Mbështetësit, sipas një raporti në gazetën The Guardian, thonë se qëllimi është të sigurohet që mjetet e AI nuk mund të riprodhojnë zërin e një artisti pa pëlqimin e tyre. Projektligji hyn në fuqi më 1 korrik, përcjell Ora News.
“Ne punësojmë më shumë njerëz në Tenesi në industrinë e muzikës se çdo shtet tjetër,” u tha Lee gazetarëve të enjten menjëherë pas nënshkrimit të projektligjit. “Artistët kanë pronë intelektuale. Ata kanë dhurata. Ata kanë një veçanti që është e tyre dhe vetëm e tyre, sigurisht jo Inteligjencë Artificiale”, theksoi ai./Katror.info