Tenori i njohur kosovar, që tashmë ka marre famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, organizon koncert i cili i dedikohet komunitetit shqiptar i cili jeton New York, si shenjë mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e imazhit të shqiptarëve si dhe në çlirimin e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Tenori Lahaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“Tej mase i lumtur që më në fund më 12 prill 2024 do jem në New York, me një koncert dedikuar enkas komunitetit shqiptar, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për imazhin e shqiptarëve në përgjithësi dhe çlirimin e Kosovës në veçanti”, ka shkruar Lahaj.
Ai ka bërë të ditur se koncerti do të mbahet më 12 prill, në një nga sallat më historike të New Yorkut, në ‘Saint George Theater’./Katror.info