Kompania e ngrohjes qendrore “Termokos” ka ndarë 15 bursa për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike(FIM), Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit(FIN) dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike(FIEK), shkruan Katror.info.
Termokos ka bërë me dije se ky është viti i tretë që ndajnë bursa të tilla.
Njoftimi për procedurën dhe kriteret e aplikimit do të shpallen së shpejti nga njësitë akademike./Katror.info