Filmi i këngëtares dhe aktores latine, Jennifer Lopez në Netflix, “The Mother”, është bërë një nga filmat më të shikuar të të gjitha kohërave në faqen e transmetimit.
“The Mother”, i cili paraqet Lopez si një ish-ushtare apo vrasëse duke u ndjekur nga FBI, aktualisht është në vendin e tetë në top 10 filmat më të shikuar të Netflix – me mbi 229.3 milionë orë shikimi në total në kohën e shkrimit.
Renditja bazohet në 28 ditët e para që nga premiera, që do të thotë se “The Mother” ka ende kohë për të kapërcyer “The Adam Project” dhe “Extraction”, të cilat zënë vendin e gjashtë dhe të shtatë me respektivisht 233 dhe 231 milionë orë shikimi, shkruan DigitalSpy, transmeton AlbanianPost.
“The Mother” më parë theu rekordet për filmin më të shikuar të vitit 2023 në debutimin e tij, duke u shikuar për 83.71 milionë orë gjatë fundjavës së hapjes.
Në filmin e saj, Jennifer Lopez luan rolin e një vrasëseje vdekjeprurëse me një qëllim të përsosur, e cila detyrohet të japë fëmijën e saj për birësim për ta mbajtur atë të sigurt nga bashkëpunëtorët e rrezikshëm.
Pasi u fsheh në Alaskë për më shumë se një dekadë, Lopez mëson se vajza e saj Zoe (Lucy Paez) mund të jetë në telashe, çka e bënë atë ta ushtrojë fuqishëm në gjuajte me armë.
Krejt në fund të filmit, pas shumë sfidash e pengesash, nënë e bijë arrijnë t’i mposhtin të gjithë kundërshtarët dhe t’i rikthehen jetës normale./Katror.info
Marrë nga Albanian Post.