Ndërtimi arkitekturor i njohur si “Piramida” në Tiranë, tashmë është vendosur edhe në faqet e The New York Times.
Lajmin e ka bërë të ditur Bashkia e Tiranës në rrjetin social Facebook.
“Krenarë që një nga gazetat më prestigjoze amerikane i kushton një artikull punës për transformimin e Piramidës në një qendër të madhe të teknologjisë dhe inovacionit. Mezi pres ta hapim këtë pranverë. #BashkëThe_AADF” njoftoi Bashkia e Tiranës.
Piramida e Tiranes është padyshim simbol si edhe pikë referimi e kryeqytetit, një relike e një të shkuare të trazuar dhe një të ardhmjeje të pasigurtë por gjithsesi shpresëdhënëse.
Megjithëse është përshkruar në mënyra nga më të ndryshmet e ekstremet, si “madhështore”, “e shëmtuar” apo “e çuditshme”, ajo çka simbolizon Piramida për qytetin e Tiranës nuk është dyshuar kurrë.
Ajo mbetet objekti arkitektonik shqiptar për të cilin është shkruar më gjerësisht: historia e saj kontroverse është diskutuar nga media ndërkombëtare, shumë gazeta, dokumentare, e portale të tjerë./Katror.info