Dwayne “The Rock” Johnson ka folur së fundmi për takimin me këngëtaren, Adele. Përmes rrjetit të tij social,Instagram, The Rock publikoi disa foto nga ngjarja e cila ndodhi në krye të çmimeve Grammy të dielën mbrëma.
“Çfarë surprize enë krye të shfaqjes!” shkroi aktori . “Dhe momenti i bukur duke e thirrur emrin e saj dhe duke i dhënë Grammy në fund të natës. Adele, një adhuruese e mundjes, ka treguar më parë se e ka admiruar Dwayne prej kohësh. “Kjo është një nga gjërat më të çuditshme që kam zbuluar”, tha prezantuesi Trevor Noah kur u hap emisioni. “Personi që Adele ka dashur gjithmonë ta takojë, , është Dwayne Johnson… Mësova se ai është gjithashtu një fans i madh i juaji”.
Ish-ylli i WWE më vonë zbuloi se ai ka punuar me producentët e shfaqjes në prapaskenë për të realizuar takimin si një dhuratë e veçantë për Adele.
“Ne donim të bënim diçka të veçantë për Adele”, tregoi Johnson për Variety. “E di që ajo është një fanse e imja shumë e madhe dhe këtë e ka bërë të qartë publikisht shumë herë. Por më duhet t’ju them se unë jam një fans i saj, gjithashtu — muzika e saj, mënyra se si ajo flet. Unë gjithmonë e kam admiruar. “Ne po përpiqeshim të bënim dicka që do të ishte argëtuese dhe do ta befasonte atë,” shtoi Johnson. Unë dhe Grammy-t bëmë përpjekje të mëdha për t’u siguruar që Adele të ishte e befasuar dhe ajo ishte.”
“Ishte një natë kaq e veçantë,” shtoi ai. “Dhe ajo është një artiste e shkëlqyer. Ka frymëzuar një brez dhe që do të vazhdojë të frymëzojë brezat që do të vijnë. Unë e dua atë grua. Kemi kaluar shumë bukur sonte.