katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael
    3 hours ago
    A do të lejohen tifozët shqiptarë në ndeshjen Serbi – Shqipëri?
    4 hours ago
    Nuk ka konstituim të Kuvendit as në përpjekjen e 31-të
    4 hours ago
    Mot me diell
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kryeqyteti ndau 96 bursa për studentët e dalluar
    1 hour ago
    Jepi kuptim të ri pasdites të së premtes – Bashkohu me ‘Social Friday’
    1 hour ago
    Kosova me tre yje në Kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest
    3 hours ago
    QKK sjell në qendër animacionin kosovar në Festivalin e Annecy
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë
    4 hours ago
    Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
    7 hours ago
    Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
    14 hours ago
    Ekspozita “Testament”, sonte në Muzeun e Mitrovicës
    23 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    2 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    4 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    39 minutes ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    1 day ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    2 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: The Rolling Stones, gurët që rrokullisën historinë e rock-ut
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

The Rolling Stones, gurët që rrokullisën historinë e rock-ut

Last updated: 27/04/2025 11:13 AM
130 Shikime
Shpërndaje
Foto: Rolling Stone Magazine

Rolling Stones, (Gurë rrotullues) një emër që është i patejkalueshëm në botën e muzikës në 6 dekada. Vështirë është të definohen si fenomen, a ishin konkurrentët kryesorë të Beatles, a janë grupi më i madh i të gjitha kohërave, a janë rebelët numër një në botën e kulturës, a janë grupi më i shëmtuar nga gjithë muzicientët në botë. Megjithëse të gjitha këto tingëllojnë si klishe, në rastin e tyre të gjitha janë të vërteta.

Para së gjithash, Rolling Stones janë arketipi – madje mund të thuhet edhe grupi prototip – i rock-ut, të pranishëm që nga fillimi dhe, me sa duket, të vendosur për të qëndruar deri në fund, thuajse duket sikur rock ’n’ roll-i do të shuhet bashkë me ta. Grupi kontribuoi në përcaktimin e shumë prej konventave muzikore dhe stilistike që sot karakterizojnë këtë zhanër.

Duke marrë emrin nga një këngë blues, një ekuacion i thjeshtë, por i saktë, do të ishte se The Stones janë një përzierje e barabartë e Muddy Waters dhe Chuck Berry. Sipas rrëfimeve, Mick Jagger mbante me vete disqe të këtyre artistëve pikërisht ditën kur u përplas rastësisht me Keith Richards në një platformë treni në Dartford – një moment, që për ta përfaqëson versionin e tyre të kryqëzimit (Crossroad) mitit legjendar të Robert Johnson. Brian Jones, “udhëheqësi i padiskutueshëm” i grupit gjatë viteve të tij të hershme, e emëroi grupin gjatë një telefonate me Jazz News. Kur u pyet nga një gazetar për emrin e grupit, Jones vuri re një album të legjendës së blues-it, Muddy Waters, që ndodhej mbi dysheme. Një nga këngët në atë album ishte “Rollin’ Stone”, dhe ai iu përgjigj gazetarit: “Ne jemi The Rolling Stones.”

Grupi britanik i rokut The Rolling Stones: (në drejtim të akrepave të orës nga e majta) Bill Wyman, Brian Jones, Keith Richards, Charlie Watts dhe Mick Jagger, 1964.

Mundesh me e lexu edhe…

Si të kujdeseni për lulet në ditët përvëluese të verës

Më 12 korrik 1962, në Marquee Club në Londër, për herë të parë performoi grupi i përbërë nga Brian Jones, Mick Jagger, Keith Richards, Ian Stewart dhe Dick Taylor. Bill Wyman bëri audicion për rolin e kitaristit bas në një pijetore në Chelsea më 7 dhjetor 1962 dhe u bë pasardhës i Dick Taylor. Formacioni klasik i Rolling Stones, me Charlie Watts në bateri, luajti për herë të parë në publik më 12 janar 1963, në Ealing Jazz Club.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në maj të vitit 1963, Rolling Stones nënshkruan një kontratë me Andrew Loog Oldham si menaxherin e tyre. Ai u drejtua tek ata nga klientët e tij të mëparshëm, Beatles. Oldham, asokohe vetëm 19 vjeç, nuk kishte mbushur ende moshën madhore — madje ishte më i ri se çdo anëtar i grupit — dhe për këtë arsye nuk mund të merrte një licencë si agjent apo të nënshkruante ndonjë kontratë pa miratimin dhe nënshkrimin e nënës së tij. Për shkak të nevojës, ai u bashkua me agjentin e prenotimeve, Eric Easton, për të siguruar financim dhe ndihmë në organizimin e koncerteve.

Oldham fillimisht u përpoq të zbatonte strategjinë e përdorur nga Brian Epstein, menaxheri i Beatles, duke u përpjekur t’i vishte Rolling Stones me kostume. Më vonë ai ndryshoi mendje dhe krijoi një imazh në kontrast me atë të Beatles, duke i paraqitur Stones me veshje të çrregullta, flokë të gjatë dhe një pamje të papërpunuar. Ai synonte t’i shfaqte Stones si “një tufë të egër, të padëshirueshme, të paparashikueshme” dhe të tregonte se ata ishin “kërcënues, të pahijshëm dhe shtazorë”.

Ndër strategjitë që konceptoi dhe zbatoi për ta çuar grupin drejt suksesit, Oldham ricaktoi Ian Stewart nga lojtari i tastierës në skenë në një rol vetëm në studio dhe në koncerte, për të ruajtur paraqitjen publike të grupit si një formacion prej pesë të rinjsh. Stewart vazhdoi të ishte menaxher turnesh dhe kontribuoi në regjistrimet dhe performancat live të grupit, duke mbetur një ndikim i rëndësishëm në tingullin e tyre. Oldham më pas inkurajoi Mick Jagger të merrte rolin kryesor për të zhvendosur vëmendjen nga lideri i mëparshëm, Brian Jones.

Ai solli John Lennon dhe Paul McCartney në studion e incizimeve, gjë që çoi në realizimin e këngës së tyre “I Wanna Be Your Man”, kënga u shkrua kryesisht nga Paul McCartney dhe u përfundua së bashku me John Lennon në një cep të një klubi në Richmond, Londër, ndërsa Mick Jagger dhe Keith Richards po bisedonin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga u bë singëlli i dytë i Rolling Stones dhe nxiti Mick Jagger dhe Keith Richards të fillonin të shkruanin këngët e tyre — “As Tears Go By” ishte e para. Oldham promovoi një imazh “djemsh të këqij” për Rolling Stones, në kontrast me pamjen e pastër të Beatles. Oldham gjeneroi tituj provokues që u përhapën gjerësisht, si: “A do ta lejonit motrën tuaj të dilte me një Rolling Stone?” si dhe shënime satirike në kopertinat e albumeve, përfshirë thirrje ironike për fansat që të grabisnin një lypës të verbër për para për të blerë albumin.

Në këto premisa lindën The Rolling Stones, ashtu siç i njeh bota sot. Për dekada me radhë, ata e transformuan rock’n’roll-in, duke i dhënë çdo etape një fytyrë të re muzikës. Nga një fillim modest me “homazhe” për muzikantët që kishin ndikuar tek ta, në ambiente të vogla, ata arritën deri në skenat e stadiumeve më të mëdha në botë. Këngët që ata incizuan në vitet ’60, veçanërisht, vazhdojnë të kenë një ndikim të qëndrueshëm.

Edhe pse ata gjatë dekadave flirtuan dhe shkëlqyen në zhanre si reggea, disko ritëm, soul, ata në vete mbanin që nga fillimi një element kyç – jetik për vetë imazhin e rock-ut – e ajo është rrënjosja e thellë e grupit në blues. Sipas historisë, The Stones ishin puristë të blues-it, me një nevojë thuajse ungjillore për ta përhapur këtë muzikë. Pa qëllim, dhe në mënyrë ironike, kjo përpjekje rezultoi në krijimin e një stili të ri, të përfaqësuar nga shumë muzikantë britanikë, John Mayall & the Bluesbreakers me Eric Clapton, The Yardbirds me Jimmy Page dhe Jeff Beck, si dhe Fleetwood Mac me Peter Green.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shumë të tjerë u frymëzuan dhe u mundësuan pikërisht nga këta përpjekës britanikë, që ua prezantuan amerikanëve të bardhë një muzikë që kishte qenë gjithmonë pranë tyre, por që shpesh ishte injoruar. Repertori i hershëm i The Rolling Stones përbëhej kryesisht nga materiale të huazuara, duke përfshirë këngë të ricikluara nga katalogët e titanëve të blues-it dhe rock-and-roll-it të viteve 1950. Pesë këngët e tyre të para, si edhe pjesa më e madhe e dy albumeve të tyre të parë, ishin kompozime të autorëve të tjerë. Pika e kthesës erdhi kur të frymëzuar nga shembulli i John Lennon dhe Paul McCartney të Beatles, Jagger dhe Richards filluan të shkruanin këngët e tyre. Kjo jo vetëm që siguroi qëndrueshmërinë afatgjatë të grupit, por gjithashtu vendosi dyshe Jagger–Richards në kontrollin krijues të grupit.

Ekipi krijues Jagger-Richards krijoi klasikën e tij të parë të vërtetë, “(I Can’t Get No) Satisfaction,” në vitin 1965 dhe nxori një seri këngësh të suksesshme dhe novatore deri në vitin 1966, përfshirë “Paint It Black,” “19th Nervous Breakdown,” “Get Off of My Cloud,” “Have You Seen Your Mother, Baby” dhe “Lady Jane.” Megjithatë, epoka e art-pop-it dhe psikedelisë, që përkoi me kulmin krijues të Beatles, përbënte një periudhë rënieje për Stones.

Modat e epokës së fantazisë dhe (Flower power) fuqisë së luleve nuk përputheshin me energjinë e tyre thelbësisht të errët dhe përçarëse, dhe albumi i tyre psikedelik “Their Satanic Majesties Request” (1967), bashkë me këngën shoqëruese “We Love You,” ishte një përgjigje relativisht e dobët ndaj albumit dominues të Beatles, “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band”. Ky album kontribuoi pak në legjendën e tyre, përveç titullit. Për më tepër, ata pengoheshin nga periudha e gjatë që kalonin në gjyqe dhe burg, pothuajse po aq sa në studio apo në turne.

Megjithatë, ndërsa klima kulturore e kohës bëhej gjithnjë e më e zymtë, Rolling Stones bënë një kthesë të rëndësishme në vitin 1968 me këngën epokale “Jumpin’ Jack Flash”, e cila i riktheu ata te rrënjët e tyre blues-rock, së bashku me albumin “Beggars Banquet”. Kur u publikua albumi “Beggars Banquet”, Brian Jones kontribuonte në mënyrë sporadike në grup. Jagger deklaroi se “Jones nuk ishte i përshtatshëm psikologjikisht për këtë mënyrë jetese”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përdorimi i tepruar i drogës nga ana e tij ishte kthyer në një pengesë, dhe ai nuk mundi të siguronte vizë për në SHBA. Richards tregoi se, gjatë një takimi në qershor me Jaggerin, Wattsin dhe atë vetë në shtëpinë e Jonesit, ky i fundit pranoi se nuk ishte në gjendje të “shkonte më në turne” dhe la grupin, duke thënë: “Unë po largohem, dhe nëse dua, mund të kthehem.” Megjithatë, më 3 korrik 1969, më pak se një muaj më vonë, Jones u mbyt në rrethana misterioze në pishinën e shtëpisë së tij, Cotchford Farm, në Hartfield. Grupi provoi disa kitaristë si zëvendësues për Jonesin, përfshirë Paul Kossoffin, përpara se të vendosej për Mick Taylorin, i cili u rekomandua Jaggerit nga John Mayall.

The Rolling Stones kishin planifikuar të performonin në një koncert falas për Blackhill Enterprises në Hyde Park të Londrës. Dy ditë pas vdekjes së Jonesit, ata vendosën ta vazhdonin shfaqjen si një homazh për të. Jagger e hapi koncertin duke lexuar një fragment nga poema Adonais e Percy Bysshe Shelley-t, një elegji e shkruar për vdekjen e mikut të tij, John Keats. Ata lëshuan mijëra flutura në kujtim të Jonesit, përpara se të nisnin performancën me “I’m Yours and I’m Hers”, një këngë e Johnny Winter. Koncerti, i pari me kitaristin e ri Mick Taylor, u mbajt përpara një audience prej 250,000 vetësh. Duke zëvendësuar Brian Jones-in me kitaristin virtuoz, por të përmbajtur, Mick Taylor, grupi u rikthye në skenë në vitin 1969.

Në fund të vitit 1970, Beatles ishin shpërbërë, Jimi Hendrix kishte ndërruar jetë dhe Led Zeppelin sapo kishte filluar të shfaqej në horizont. Edhe pse Led Zeppelin përfundimisht i tejkaloi Stones për nga numri i albumeve që arritën vendin e parë, asnjë grup tjetër nuk mund të sfidonte pozicionin e tyre qendror në panteonin e rock-ut. Për më tepër, vdekja e Jones-it, e kombinuar me mungesën e karizmës skenike të Taylor-it, kontribuoi në ngritjen e perceptimit publik për Keith Richards, nga një figurë mbështetëse e Jagger-it në një bashkë-udhëheqës të vërtetë të grupit.

Periudha midis “Jumpin’ Jack Flash” dhe albumit të dyfishtë Exile on Main St. (1972) mbetet kulmi krijues dhe ikonik i Rolling Stones. Albumet në studio Let It Bleed (1969) dhe Sticky Fingers (1971), si edhe albumi live Get Yer Ya-Ya’s Out! (1970), përbëjnë thelbin e kësaj faze të artë. Albumet dhe koncertet e tyre gjatë kësaj kohe eksploruan dhe përçuan kolonën zanore të kontradiktave të një kundërkulture në shpërbërje — në një periudhë kur pothuajse të gjithë të tjerët, si The Doors, The Velvet Underground dhe Mothers of Invention të Frank Zappa-s, dukeshin ende të zhytur në euforinë e psikedelisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me producentët Glyn Johns dhe Jimmy Miller, e më pas nga vetë Jagger dhe Richards (si “Binjakët Glimmer”), regjistrimet e tyre gjatë kësaj periudhe i gjetën duke përfshirë elemente të muzikës country në paletën e tyre të ndikimeve. Veçanërisht në albumin Beggars Banquet, ata shtuan gjithnjë e më shumë tekstura të kitarës akustike, duke thelluar mjeshtërinë e tyre tashmë mbresëlënëse në lojën mes dritës dhe hijes muzikore.

Megjithatë, energjia e tyre shpërthyese blues, e drejtuar në zemër të errësirës së kohës, solli edhe pasoja të hidhura. Kur një i ri me ngjyrë, Meredith Hunter, u vra nga pjesëtarë të Hells Angels (të angazhuar si roje sigurie) gjatë një koncerti katastrofik falas në Altamont Speedway, në Livermore të Kalifornisë, gjatë turneut të tyre amerikan të vitit 1969, shumë vëzhgues e panë si të pashmangshme tragjedinë — një pasojë e atmosferës dekadente dhe të rrezikshme që shoqëronte imazhin e vetë Stones.

Cilësia e muzikës së tyre filloi të bjerë pas albumit “Exile on Main St”. Jagger dhe Richards nisën të shfaqnin hapur magjepsjen e grupit ndaj kontrastit mes shoqërisë së lartë dhe jetës së rrugës: Mick Jagger u bë një figurë e “jet set”-it, ndërsa Keith Richards një përdorues i rregullt heroine, i cili më në fund “u pastrua” në vitin 1977, duke shpëtuar si jetën e tij, ashtu edhe të ardhmen e grupit.

Taylor u largua në vitin 1975 dhe u zëvendësua nga Ron Wood, ish-anëtar i grupit Faces, i cili përshtatej më shumë me imazhin e grupit. Megjithëse pati disa momente të shkëlqyera, si albumet “Some Girls” (1978), “Emotional Rescue” (1980) dhe kënga “Start Me Up” (1981),  albumet dhe këngët e Rolling Stones u bënë gjithnjë e më të parashikueshme, ndonëse turnetë e tyre vazhdonin të shiteshin plotësisht.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ata madje u shpërbënë për një periudhë të shkurtër në fund të viteve 1980, pas një konflikti publik mes Jagger-it dhe Richards-it. Të dy liderët publikuan albume solo që nuk patën shumë sukses, megjithatë punimet e Richards morën vlerësime dukshëm më të mira nga kritika sesa ato të Jagger-it.

Pasi u zgjidhën mosmarrëveshjet, Rolling Stones u ribashkuan në vitin 1989 për albumin dhe turneun “Steel Wheels”. Wyman u tërhoq në vitin 1992 dhe u zëvendësua në turne nga Darryl Jones, i cili më parë kishte qenë basist për Miles Davis dhe Sting, ndërsa në studio u zëvendësua nga një sërë muzikantësh të ftuar. Jagger, Richards, Watts dhe Wood vazhduan të vepronin si Rolling Stones, dhe sa herë që niseshin në turne, audienca mblidhej për të zbuluar nëse “luanët e vjetër” mund të “rënkonin” ende. Konsensusi i përgjithshëm ishte se ata mundeshin. Në vitet e tyre të mëvonshme, rebelët përfundimtarë u shndërruan në institucionin përfundimtar dhe, për shumëkënd, mbetën grupi përfundimtar i rock-ut. Në vitin 2021, Watts ndërroi jetë, dhe një muaj më vonë grupi nisi një turne amerikan me Steve Jordan në bateri.

Shumë regjisorë të njohur filmash u përpoqën të përcillnin në ekran energjinë elektrizuese të Rolling Stones si performues live, përfshirë Jean-Luc Godard me filmin impresionist “Sympathy for the Devil” (1968) dhe “Hal Ashby me Let’s Spend the Night Together” (1982). Më së shumti spikat “Gimme Shelter” (1970), nga David Maysles, Albert Maysles dhe Charlotte Zwerin, i cili mbulon turneun famëkeq të grupit në vitin 1969 dhe koncertin në Altamont Speedway. Pas publikimit të albumit shumë të mirëpritur “A Bigger Bang” (2005), regjisori Martin Scorsese, një adhurues i kahershëm i grupit, u përqendrua më pak te spektakli i një koncerti të Stones dhe më shumë te grupi si artistë. Rezultati, “Shine a Light” (2008), u prit me lavdërime nga kritika dhe konfirmoi se Rolling Stones vazhdonin të ishin një prani e rëndësishme në skenën e rock-ut të shekullit XXI.

Në vitin 2012, grupi festoi 50-vjetorin me koncerte në Angli dhe Shtetet e Bashkuara. Po atë vit u publikua edhe dokumentari retrospektiv “Crossfire Hurricane”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 2016, Rolling Stones u kthyen tek rrënjët e tyre me albumin e parë në studio pas 11 vitesh, Blue & Lonesome, një përmbledhje e këngëve të stilit blues nga Çikago, i cili fitoi Çmimin Grammy për albumin më të mirë tradicional blues. Ky ishte albumi i dytë i grupit që fitoi një çmim Grammy, më shumë se dy dekada pas të parit, kur Voodoo Lounge (1994) mori çmimin për albumin më të mirë rock.

Në vitin 2023, ata publikuan “Hackney Diamonds”, me mysafirë Lady Gaga dhe Stevie Wonder, albumin e parë me këngë të reja pas gati 20 vitesh. Albumi u ngjit në vendin e parë në Britani dhe debutoi në vendin e tretë në Shtetet e Bashkuara, duke dëshmuar se Rolling Stones vazhdojnë të kenë një publik entuziast për material të ri.

Që nga formimi i tyre në vitin 1962, Rolling Stones kanë mbijetuar shumë përplasje. Ata kanë lëshuar 31 albume studio, 13 albume live, 28 albume kompilimi zyrtare dhe shumë regjistrime bootleg të njohura, të cilat përfshijnë më shumë se 340 këngë. Sipas OfficialCharts.com, Stones janë të renditur si grupi i katërt më i shitur i të gjitha kohërave. Kënga e tyre më e njohur është “(I Can’t Get No) Satisfaction”, e cila nga shumë njerëz në atë kohë është konsideruar si “shembulli klasik i rock and roll-it”. Stones kontribuuan në leksikonin e blues-it, duke krijuar “fjalë të koduara” dhe slengun e tyre, si “losing streak” për periudhën menstruale, të cilat i kanë përdorur gjatë gjithë katalogut të tyre të këngëve.

The Rolling Stones ishin mbështetës të lëvizjes për të drejtat civile, duke përfshirë në kontratat e periudhës një klauzolë që përcaktonte se ata nuk do të performonin në ambiente të segreguara. Shkelja e kësaj klauzole do të ndëshkonte promovuesin me një gjobë prej £30,100 dhe do të lejonte grupin të largohej. Mbështetja e tyre për çështjet e të drejtave civile ka vazhduar edhe në periudhën aktuale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 1981, revista Rolling Stone shkruante se Stones “janë seksioni më i madh i ritmit të rock & roll-it të kohës sonë” dhe se janë “të veçantë kryesisht sepse ata kuptojnë se një grup rock & roll-i i madh nuk e merr asgjë si të mirëqenë. Ata që kanë arritur në vendin e parë në listat e albumeve në Britaninë e Madhe për gjashtë dekada të ndryshme për albumet më të shumta numër 1 në Official UK Chart, duke u tejkaluar vetëm nga The Beatles. The Rolling Stones kanë shitur mbi 250 milionë albume në mbarë botën.

Grupi ka marrë dhe është nominuar për shumë çmime, duke përfshirë tre çmime Grammy (dhe 12 nominime), si dhe Çmimin e Karrierës në Grammy në vitin 1986. Ata gjithashtu kanë fituar Çmimin Juno për Artistin Ndërkombëtar të Vitit në vitin 1991, Çmimin për Albumin e Vitit nga Jazz FM Awards (2017) për albumin e tij Blue & Lonesome, si dhe çmime nga NME (New Musical Express) si Grupi Më i Mirë në Koncert dhe Çmimin NME për Filmin Më të Mirë Muzikor për dokumentarin e tij “Crossfire Hurricane”, çmimet tjera për krijimtari për grupin dhe anëtarët individual kalojn numrin 200.

Ronnie Wood, Mick Jagger, Charlie Watts, Keith Richards dhe Bill Wyman nga The Rolling Stones gjatë një koncerti në vitin 1989. Foto: Paul Natkin/Getty

Në ditëlindjen e 75-të të Mick Jagger-it në vitin 2018, shkencëtarët emëruan shtatë lloje fosilash të fluturave të gurit pas anëtarëve aktualë dhe të mëparshëm të grupit. Dy lloje, Petroperla mickjaggeri dhe Lapisperla keithrichardsi, u vendosën në një familje të re, Petroperlidae. Kjo familje e re u emërua në nder të Rolling Stones, dhe emri “petroperlidae” rrjedh nga greqishtja “petra”, që do të thotë “gur”. Shkencëtarët i quajtën këto fosile “Rolling Stoneflies”. Kjo temë u vazhdua kur NASA emëroi një gur nga shtytësit e Mars InSight Lander “Rolling Stones Rock”. Në vitin 2020, një lloj i tretë i Petroperlidae, Branchioperla ianstewarti, u emërua pas Ian Stewart, pianist dhe anëtar i themelues i grupit.

Në vitin 2022, grupi u shfaq në një seri markash postare të Mbretërisë së Bashkuar të lëshuara nga Royal Mail, dhe 60-vjetori i tij u përkujtua me një monedhë koleksionuese nga Royal Mint.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Stones përveç, që e ndërtojnë imazhin e rebelëve ata ishin rebelë origjinalë të rock muzikës. Kënga “(I Can’t Get No) Satisfaction” përmbledh arrogancën kontestuese dhe kundër-kulturën e rinisë, e cila ishte në revoltë kundër pretencave të klasës së mesme të edukuar

The Rolling Stones sfiduan normat. Ata u shfaqën me rroba grash në mbulesën e albumit amerikan të këngës “Have You Seen Your Mother, Baby, Standing In The Shadow?”. Kur emëruan albumin e vitit 1967 Their Satanic Majesties Request, titulli ishte një ndarje satirike e fjalëve që ndodhen brenda pasaportës britanike: “Her Britannic Majesty’s Secretary Of State requests and requires…”

Në vitin 1967, grupi u përball me probleme me policinë pas një bastisjeje për drogë në një festë në Redlands, shtëpinë e Richards në West Sussex. Dënimet me burg prej tre dhe 12 muajsh, të dhëna për Jagger dhe Richards, përkatësisht, u konsideruan të rrepta, dhe Lord Justice Parker, Kryetari i Drejtësisë, i anuloi ato.

Jagger njëherë e quajti Mbretëreshën “Shtrigën Kryesore” dhe shpalli se “Anarkia është shpresa e vetme e vogël.” Ai mori titullin “sir” në vitin 2003. “Fillimisht i trondit, pastaj të fusin në një muze,” tha Sir Mick Jagger për nderimin e The Rolling Stones, Exhibitionism, në Galerinë Saatchi në vitin 2016.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Ronnie Wood, Mick Jagger dhe Keith Richards pas skene para performancës surprizë të The Rolling Stones për të festuar albumin e tyre të ri ‘Hackney Diamonds’, më 19 tetor 2023 në New York City. Foto: Kevin Mazur/Getty

Ata në masë të madhe formësuan kulturën amerikane. The Rolling Stones ishin të njohur që në fillim në SHBA dhe kishin pesë këngë numër 1 në Billboard gjatë viteve ’60. Ata shkaktuan një trazirë kur performuan “(I Can’t Get No) Satisfaction” në shfaqjen “The Ed Sullivan Show” në tetor 1964. Megjithëse Sullivan iu tha anëtarëve të grupit se mijëra adoleshentë kishin shkruar për të shprehur se sa shumë e kishin pëlqyer grupin, në privat ai i përshkroi ata si “një grup të papastër” dhe premtoi: “Stone-et e papastruara nuk do të kalojnë më kurrë nëpër portat tona.”

Rolling Stones ndihmuan në frymëzimin e emrit të revistës muzikore të famshme Rolling Stone, e cila u lansua në vitin 1967. “Ne kemi filluar një publikim të ri që reflekton ato që ne shohim si ndryshime në rock and roll dhe ndryshime të lidhura me rock and roll,”

Emri dhe krijimtaria e tyre sot nuk anashkalohet nga asnjë zhanër muzikor dhe as nga sferat e tjera kulturore, si filmi, letërsia apo moda. The Rolling Stones, ashtu si një gur rrotullues, janë rrotulluar për më shumë se gjashtë dekada dhe, siç duket, do të vazhdojnë të rrotullohen për aq kohë sa do të ketë muzikë në këtë planet./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:albumgure rrokullueslegjendaMick JaggermuzikepeoplerebeletrockRolling StonestopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kuvendi nuk arrin të konstituohet as pas përpjekjes së shtatë
Artikulli i ardhshëm Rama i dorëzon Natasha Kandiqit çelësin e Prishtinës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë

17 Shikime
People

Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner

11 Shikime
People

Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”

23 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?