“The Witcher” është rikthyer sërish, në sezonin e tretë dhe është hera e fundit e Henry Cavill në aventurën si Geralt.
Ai do të lërë pas këtë përvojë në sezonin e katërt, kur do tw vijë Liam Hemsworth.
Henry ka thënë në një postim në Instagram se nuk do të jetë në rolin e tij epik në këtë serial.
“Unë do i dorëzoj medalionin dhe shpatat e mia në sezonin e katërt. Në vendin tim, mantelin e Ujkut të Bardhë do ta marrë zotëria fantastik, Liam Hemsworth”, shkroi Henry.
Ndërkaq, Henry u shpreh shumë mirënjohës për rolin e ri.
“Si një fans i “The Witcher”, jam shumë i lumtur që m’u dha mundësia të luaj Geralt of Rivia. Henry Cavill ka qenë një Geralt i jashtëzakonshëm dhe jam i nderuar që po më jep frerët dhe shpatat e Ujkut të Bardhë në këtë kapitull të ri të aventurave”, u shpreh Liam./Katror.info