Disa arkeologë meksikanë zbuluan qindra gjurmë të vlefshme në një shpellë në Jukatan, në juglindje të Meksikë, deklaroi sot një studiues.
“Ky thesar shkencor, i zbuluar në këtë hapësirë mistike, numëron shtatë objekte me vlerë, përfshirë një objekt në qeramikë që shërbente për djegien e temjanit si dhe objekte të tjera”, u shpreh gjatë një konference shtypi studiuesi, Guillermo de Anda, shkruan ATSH.
Shkencëtarët shpresojnë që këto gjurmë të gjetura në gërmadha do të zbulojnë se cilët ishin dhe nga vinin Itzaes, populli maja i cili jetonte në gadishullin e Jukatan.
Kjo shpellë u zbulua më shumë se pesëdhjetë vjet më parë nga popullata lokale që më pas kishte informuar Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë (INAH)./Katror.info