MINT dhe KIESA fton bizneset nga sektori i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) të aplikojnë për të marrë pjesë në panairin ndërkombëtar “Web Summit Vancouver 2025”, i cili do të mbahet nga 27 deri më 30 maj në Kanada, shkruan Katror.info.
Ky event global është një mundësi e rëndësishme për kompanitë që duan të zgjerojnë rrjetin e tyre profesional, të prezantojnë inovacionet dhe të eksplorojnë mundësi të reja investimi.
Për të mbështetur pjesëmarrjen e bizneseve nga Kosova, KIESA do të mbulojë shpenzimet për hapësirën dhe ndërtimin e stendës, si dhe do të sigurojë regjistrimin për tetë kompani, përfshirë dy startup-e. Po ashtu, do të mbulohen shpenzimet e energjisë dhe pastrimi ditor gjatë panairit.
Afati i fundit për aplikim është deri më 6 mars 2025. Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, vizitoni: 👉 Kliko këtu.
/Katror.info