Nesër me fillim prej orës 21:00, Lazio do të përballet me ekipin Cluj ku luan edhe futbollisti nga Kosova, Ermal Krasniqi.
Ndeshja do të jetë e vlefshme për fazën e knock-out të UEFA Conference League. E pikërisht për këtë të fundit, fjalë të mëdha ka trajneri i skuadrës italiane Maurizio Sarri. Ai tha se Krasniqi është shumë i talentuar.
“I kam parë ndeshjet e fundit të Cluj, ku ata janë kushtëzuar nga moti i ftohtë. Kishte edhe fushë të ngrirë, borë dhe erëra të forta. Cluj ka dy a tre lojtar të nivelit të lartë duke e përfshirë këtu edhe të talentuarin Krasniqi, i cili duket si lojtar i gatshëm për të luajtur kudo”, tha Sarri.
Ermal Krasniqi, ka kaluar këtë edicion tek kampioni rumun Cluj nga skuadra e Ballkanit./Katror.info